E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ideja europiane e Ballkanit dhe nacionalizmi

Riga Velestinis Ferreo 1757mdash 13 qershor 1798 iluministi grek i shekullit XVIII ne kartat e tij kushtetuese qe hartoi nen shembullin e Deklarates per te Drejtat e Njeriut te Revolucionit Francez nuk i dha shtetit te ri qe do te ndertohej karakter te ngushte nacional por duke reflektuar frymen e kohes ne te cilen ai ishte formuar i dha nje karakter universal. Ai hartoi karta kushtetuese per pothuajse gjithe popullsite e Ballkanit dhe ne krye te ketij shteti te ri i influencuar nga ideja e iluministeve te monarkeve te arsyeshem ai shikonte cuditerisht serish Sulltan Selimin III te mbiquajtur reformator per shkak te reformave qe ai kishte ndermarre ne ushtri dhe jeten publike otomane. Ashtu si dhe iluministet europiane qe u benin thirrje mbreterve te Europes per qeverisur drejt ai i bente thirrje Sulltanit otoman qe te perqafonte arsyen dhe ti jepte popullit te vet nje qeverisje me te mire. Edhe gjuhen greke qe ai parashikonte si gjuhen e folur te ketij shteti panballkanik nuk e shikonte ne aspektin hegjemonues dhe asimilues ndaj popullsive te tjera por ne karakterin e saj universal si gjuha kulturore qe ishte perdorur per me se kater shekuj nga elitat ballkanike. Ne nje nga kenget e tij te shkruar ne greqishten e re ai u bente thirrje grekeve shqiptareve bullgareve rumuneve dhe turqve te shtypur te linin qytetet e okupuara dhe gjithe shtypje dhe te iknin ne mal ku mund te shijonin lirine. Riga per idete e tij qe edhe pse ishin universale dhe benin thirrje per nje Ballkan te bashkuar u arrestua nga austriaket ne Trieste qe shihnin ne veprimin tij shkaterrimin e rendit otoman ne Ballkan per te cilin ishin shume te interesuar te konsolidohej pasi ishin ne lufte me Francen. Ai iu dorezua autoriteteve otomane te cilat pasi e torturuan ne burgun Beogradit rruges per ne Kostandinopoje per te menjanuar presionet nga miqte e tij qe do te nderhynin per ta liruar e vrane dhe e hodhen ne ujerat e Danubit. Ky ishte fundi tragjik i tij por natyrisht nuk ishte dhe fundi i ideve te tij.

Riga konsiderohet si nje nga pararendesit e Revolucioni grek. Trashegimia e tij politike dhe iluministe eshte pretenduar gjithnje se u perqafua dhe u konkretizua ne Revolucionin grek por ne nje shikim te kujdesshem dhe kritik ndaj shtetit grek qe u formua pas pavaresise kuptohet lehte se nga plani dhe mendimi i Riges u pervetesuan vetem karakteri antitiranik dhe ai panhelenik i veprimtarise se tij. Edhe pse Riga kishte folur pergjithesisht per nje Ballkan ku popullsite dhe etnite do ishin te barabarta sipas modelit te Revolucionit francez shtetaret e pare greke kete universalizim te Riges e perkthyen si vullnet per te krijuar nje shtet te madh grek ku do perfshiheshin dhe shume territore jo greke me popullsi jo greke nen shembullin e dikurshem te Perandorise se Bizantit ku pushteti politik ekonomik dhe kulturor do u perkiste grekeve.

Natyrisht ne periudhen 30-vjecare qe ndante vdekjen e Riges dhe themelimit te shtetit grek kishte rrjedhur shume uje. Ne fillim ne Greqi ashtu si dhe ne shtetet e tjera ballkanike me vone nen ndikimin e ideve nacionaliste qe penetruan ne fillim tek ato zona dhe grupe te cilat kishin kontakt te ngushte me Europen Perendimore ose Qendrore kishte lindur nacionalizmi i cili synonte ndertimin e shteteve kombetare. Shekulli XIX do te ishte ne fakt triumfi i formimit te shteteve-komb ne Ballkan nje proces qe sa permbante zhvillime pozitive te afirmimit te qenesise se kombesive ne Ballkan po aq dhe u shoqerua me pasoja negative pasi solli nje rivalitet te madh per ndarjen e territoreve qe zoteronte Perandoria Otomane. Nje pas nje u krijuan Greqia Serbia Mali i Zi Rumania dhe Bullgaria si shtete te pavarura. Akti i fundit i kesaj drame ballkanike u nenshkrua ne Londer me 29 qershor 1913 kur u caktuan kufijte e shtetit te fundit ballkanik Shqiperise qe shpallej principate dhe e pavarur nen garancine e gjashte fuqive te medha. Perdorim fjalen drame per te neutralizuar nga ana linguistike baterdine e madhe qe ndodhi me caktimin e kufijve te Shqiperise. Per nje studiues te zellshem te historise lenia jashte territoreve te Shqiperise se nje siperfaqeje te me shume se gjysmes se shtetit qe u krijua emertohet si padrejtesi sepse e ka te veshtire sesi ta emertoje ndryshe kete vendim absurd te Fuqive te Medha. Koha ne fakt e tregoi se paqendrueshmeria e kufijve dhe e vullnetit te popullsive per tu integruar ne sfera kulturore dhe shpirterore qe ishin te huaja per to se ky vendim ashtu si dhe vendime te tjera te ngjashme te marre nen influencen e politikes se ekuilibrit te forcave kinse per te shpetuar paqen dhe per te arritur kompromisin midis Fuqive te Medha ishin te gabuara dhe jo vetem qe nuk u zhduken nen tisin e kohes por nxoren krye serish ne konfliktin e pergjakshem ne ish-Jugosllavi.

Duke shqyrtuar nga kjo pikepamje tingellojne te cuditshme komente te ndryshme te politologeve te rinj shqiptare te formuara ne shkollat e Real Politikes europiane qe justifikojne keto veprime te papergjegjshme te Koncertit Europian ne fillim te shekullit madje terheqin vemendjen se nuk mund te perdoret termi padrejtesi pasi termi ne drejtesi ne fakt eshte relativ. Pertej sofizmave te tilla qe kerkohen te shiten si europianizim i Ballkanit ne hapesirat ballkanike edhe pse shumica e tyre jane integruar ne Bashkimin Europian ekziston nje klime tjeter qe akoma vazhdon te kerkoje te pervetesoje portokajte nga kopshti i fqinjit. Konfliktet greko-turke per shume ceshtje te pazgjidhura midis tyre percaktimi i emrit te Maqedonise konfliktet e heshtura serbo-kroate rreth Bosnjes marredheniet KosovendashSerbi tregojne se problemet nacionale nuk jane zgjidhur por perkundrazi vazhdojne te percaktojne politiken e jashtme te vendeve te rajonit. Ne kete rebus ballkanik Shqiperise prej kohesh i eshte kerkuar te luaje rolin konstruktiv te frenimit te nacionalizmit te popullsive shqiptare ne rajon detyre qe klasa politike ne Tirane Prishtine Ulqin dhe Shkup e ka luajtur shume mire aq sa ne Shqiperi ne vecanti nga vendet e tjera te rajonit nuk ka nje parti politike qe te pasqyroje drejtpersedrejti ndjenjat nacionaliste te tyre. Promovimi para dy javesh i listes se Shqiperise Natyrale u prit me nje shurdheri nga ana e politikes zyrtare te qendrave te politikberjes shqiptare madje paten nga ata qe ne shtyp nxituan ta quajne folklorike fashiste dhe antieuropiane duke fyer ne kete menyre ndjenjat e nje pjese te bashkeqytetareve te vet te cilet mendojne ndryshe nga ta. Sigurisht nuk mund te pretendosh se problemi kryesor qe zgjidh si me magji problematiken e Shqiperise ne rrugen e saj drejt progresit eshte zgjidhja e problemit kombetar por te mundohesh qe ta perjashtosh ate si problem nuk eshte as ndershmeri intelektuale dhe as europianizim i rajonit. Por a mund te fshihet nje problem duke e injoruar Ne zgjedhjet e 12 dhjetorit ne Kosove levizja Vetevendosja tashme e kthyer ne nje parti politike do te konkurroje ne zgjedhje dhe suksesi apo mossuksesi i saj do te jete nje test nese perqindja e popullsise qe do i votoje do jete e njejte si ne Serbi Greqi Bullgari e Rumani ku partite nacionaliste perfaqesohen ne Parlament. Shume shpejt shembullin e saj mund ta ndjekin dhe levizje te tjera ne popullsite shqiptare te Ballkanit dhe atehere ndoshta cfare emri do te perpiqen tu veshin ketyre votave legjitime te perfaqesuara ne parlamentet perkatese

Rreth dyqind vjet me pare para se te vdiste thuhet se Riga Velenstinis u tha xhelateve te vet se kish mbjelle nje fare te forte dhe se ai besonte se ora po vinte kur vendi i tij do ti vilte frutat e saj te lavdishme. Studiuesit serioze te historise nuk kane arritur akoma te kuptojne se ke nenkuptonte me vendin e tij Riga Greqine si pretendon historiografia greke apo Ballkanin me gjere Derisa te zgjidhet kjo dileme gjithe popujt ballkanike kane pare sesi te realizojne aspiratat e tyre kombetare dhe shqiptaret ne gjithe kete vorbull ballkanike duhet te dine te gjejne vetveten. Perspektiva europiane natyrisht qe duhet te perbeje lajtmotivin kryesor te integrimit te gjithe territoreve shqiptare ne Europen e Bashkuar ku idete vizionare te Riges dhe eterve te tjere iluministe kane ndertuar fole prej kohesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›