Valeri Dyrzi Tarasov
Gjate bisedes me te kupton se perballe qendron nje njeri i thjeshte i cili me gjithe vuajtjet arritjet ka zgjedhur te jete njeri. Ai rrefen dhe gjithcka duket sikur vjen prej nje kohe tjeter. Prej 20 vitesh nuk eshte kthyer ne Shqiperi. U largua per te ndjekur endrren per te qene i lire per te harruar per te gjetur veten... Tani eshte ketu. Valeri Dyrzi Tarasov eshte kthyer por jo duarbosh. Do te cele sot pasdite ne Galerine Kombetare te Arteve nje ekspozite vetjake si per te treguar se veten endrren dhe lirine i gjeti. Do te paraqese dy cikle qe ne fakt kane mjaft lidhje edhe me Shqiperine. Pass-port dhe Habitat Dis Habitat kthejne edhe nje here vemendjen te dy probleme sociale qe e prekin fort kete vend. Kalimi i kufirit dhe gjithe veshtiresite per ta kaluar i lire ate si dhe te jetuarit apo te mos jetuarit ne nje vend qe ndoshta edhe aq nuk te perket.
Nje rikthim pas 20 vitesh. Ishte momenti i duhur u poqen rrethanat... perse u vonuat kaq shume
Ishin te gjitha keto se bashku. Duhet te prisja duhet te kalonin ato vite qe duhet te kalonin. Ishte shume e veshtire per tu kthyer. Une nuk u largova ne menyre normale si te gjithe. Ikja ime ishte shume e trazuar. Para saj na akuzonin per ikje e me vone pas ikjes patem edhe probleme te medha familjare. Ishin momente ne te cilat njeriu kerkon te largohet te harroje ato qe jane per tu harruar te kujtoje ato qe ishin per tu kujtuar dhe te gjeje veten ne disa ambiente apo vende qe i kishte enderruar. Ishte liria... Tani ndoshta fjala liri per ju nuk eshte ndonje gje e madhe por per mua me te kaluaren qe kam pasur eshte.
Ne kete ekspozite do te vini per publikun me dy cikle Pass-port dhe Habitat Dis Habitat. Perzgjedhja duhet te kete qene e menduar mire.
Kam sjelle nje cikel te quajtur Pas-port. E kam nisur ne vitin 2000 kur mu desh te kerkoja nje vize ne nje ambasade e cila mu refuzua edhe pse i kisha te gjitha dokumentet ne rregull. Atehere une kuptova se cdo te thote pasaporte mora etimologjine e fjales e zbertheva dhe pasaporte do te thote te kalosh portin te kalosh kufirin. Mu duk shume interesante dhe mendova qe nje vend shpesh varet nga ngjyra e pasaportes qe mban sigla e pasaportes. Qe aty fillon diskreditimi apo kompleksi qe ndien ne kufi. Pasaporta eshte shpikur ne fund te 1800 eshte shpikje europiane. Shembulli me konkret i kesaj eshte Ballkani. Dhe une erdha me kete cikel duke ditur se pasaporta per shqiptaret eshte nje problematike e madhe vetem qendrimi ne radhe ne ambasade per te marre nje vize eshte tmerresisht diskriminues. E perfundoj kete cikel me nje instilacion qe eshte nje pasaporte nje dokument me nje pasqyre publiku shkon para kesaj pasqyre dhe kjo behet pasaporta e tij. Mesazhi im eshte te beje nje pasaporte individuale kulturore te njeriut. Kjo eshte e rendesishme per nje vend une do te doja qe dikush te paraqitet me kete pasaporte me ate qe eshte qe mendon me kulturen dhe vuajtjet e tij. Cikli Habitat Dis Habitat eshte nje cikel qe ka gjithashtu nje tendence sociale. Te banosh por te jetosh keto nuk jane vetem endrra por edhe ceshtje materiale. Eumlshte nje cikel ku ka dy dyer njera eshte hyrja e tjetra dalja te takon ty te zgjedhesh se ku do te shkosh.
Thate se u larguat edhe per te harruar por a reflektohet ne pikturen tuaj gjithe ajo sa keni kaluar
Piktura ime ka nje sfond social politik ne disa cikle une punoj me cikle. Here pas here perballem me cikle te reja te cilat vijne si pasoje e nje meditimi apo reflektimi te jetuarit te te perditshmes dhe te kaluares. Ciklet qe kam bere me kontekst politik vijne edhe permes sarkazmes. I tille eshte cikli i quajtur The time of fish. Ky cikel eshte realizuar me nje material qe eshte gazeta me nje gazete e cila ne ate kohe ishte me e famshmja dhe me famekeqja ne bote Pravda. Ne Bashkimin Sovjetik kjo gazete ishte e tille. Pravda do te thote e verteta por ajo nuk ka qene asnjehere e tille.
Pikturen e keni mesuar ne menyre autodidakte.
Jam plotesisht autodidakt. Kam tere jeten qe merrem me pikture e tere jeten jam autodidakt. Kete e konsideroj edhe fatin tim te madh. Fakti qe jam autodidakt me jep mundesine e madhe per tu shprehur lire. Por kjo me ka kushtuar edhe shtrenjte ne te njejten kohe sepse per te arritur ketu ku jam me eshte dashur te kaloj neper disa shkalle. Shkolla te meson hilet e zanatin ndersa kur je vetem keto duhet ti zbulosh vete. Ndaj rruga eshte pak me e gjate por e mira eshte se keshtu ndihesh me i lire. Nuk ke profesorin mbi koke nuk ke te besh me rregulla nuk je fotokopje e vogel apo e madh e dikujt tjeter.
Nise te pikturoje fillimisht ne burg apo me para kesaj faze te jetes
Para burgut kam vizatuar nuk mund te them se kam pikturuar. Piktura kur behet duhet ta mbaje mire emrin e vet. Ma merr mendja qe une nisa te pikturoj gjate viteve te burgut nga 10 janari i vitit 1979 deri ne 20 tetor te 1988-s. Para ketyre viteve kam pasur edhe nje ambient mjaft pozitiv ne familje sepse nenen e kam pasur pedagoge e piktore shume te mire. Jam rritur me komentet e artit dhe une kam pasur vetem nje enderr ne jete te jetoj me art asgje tjeter. Ketu nuk me dha askush mundesi per tu shprehur. Kam gjithe jeten qe kam tentuar te punoj e te merrem me pikture. E vetmja mundesi qe mu dha ishte kur isha ne burg. Aty pikturoja te revista Nentori e cila ishte reviste letrare dhe nuk kishte fotografi. Sfondi i shkrimeve ishte mjaft i pershtatshem per vizatimet e mia qe ishin te ndaluara.
Po cila ka qene arsyeja qe nje djale i ri si ju u denua prej regjimit te atehershem
Kane qene vite mjaft te veshtira dhe cdo e keqe qe shihni ju sot jane si derivat i atyre viteve. Nje djale si une nuk kishte probleme por me goditjen time dhe te disa shokeve te mi me gjyqin qe u be synohej edhe terrorizimi i gjithe brezit tone. Ne kete menyre ata kishin garanci qe per shume kohe askush asnjehere nuk do te guxonte te ngrinte me koke. Ishte gjithcka shume e organizuar ishin projekte me afat te gjate qe beheshin dhe une isha pjese e tyre. Edhe nena ime kishte hyre me pare ne burg. Gjate atyre viteve punova dhe mendova shume. Edhe aty gjeta nje mjedis intelektual kush kishte mundesi dhe kohe mund te merrej pak me veten. Kishte nga ata qe kishin studiuar ne Moske Sorbone Bolonja e te gjithe keta tek une ngjallnin mjaft interes. Doja te merrja prej tyre dicka qe te me vlente per jeten. Kam gdhendur gjithashtu isha edhe skulptor. Por skulptura ime ishte mikro sepse gdhendej ne kocka qe hidhnin te burgosurit. Por imagjinoni ne Shqiperi nuk kishte mish te vinte nje kocke ne burg ishte gje e madhe. Nderkaq projektet e mia ne lidhje me pikturen kane nisur qe ne hetuesine e burgut. Muret ne ate kohe lyheshin me gelqere dhe krijoheshin ato shtresat e te carat. Une vizatoja me sy. Kam shkruar dicka per kete pjese por deri me tani nuk eshte botuar sepse nuk e kam ndier te nevojshme. Ato ishin vitet kur njeriu rritej po te kishte mundesi dhe po te ishte i afte ose ne te kundert shuhej.
Nena juaj ruse erdhi ne Tirane per hir te dashurise jetoi por edhe u denua. Cili eshte qendrimi juaj kundrejt fatit te saj
Ne e morem fatin si fat. Si ne kane vuajtur shume te tjere ndoshta edhe me teper. Por kryesorja eshte qe kur vjen ne nje vend te vish me mirekuptim. Ajo erdhi nga Moska dhe jetoi ne nje familje te thjeshte tiranase. Respektoi traditat dhe kulturen e vendit ku erdhi gje qe shume shqiptare nuk e bene duke ardhur ne Tirane dhe nuk e bejne akoma. Shqiperia mbetet vend mjaft i rendesishem per ne vazhdojme ta duam ne menyren tone. Ka shume familje qe vuajten shume me shume se ne. Kemi degjuar tmerre. Por jeta e tille eshte. Nje kenge e famshme ruse ka nje shprehje shume te bukur qe kam per ta cituar gjithe jeten. Ajo thote Te dua jete e shpresoj qe kjo te jete reciproke. Une pata fatin qe dola njeri ka shume te tjere qe nuk dolen me njerez ose qe nuk dolen dot me.
Cfare ndodhi me te gjitha punimet qe realizuat gjate 10 viteve burg
Nje pjese e mire e ketyre punimeve u mbeten shokeve qe ishin ne burg. Me hapjen e Shqiperise ata qe dolen i moren me vete dhe une nuk e di me se ku jane. Une nuk kam asnje prej tyre. Kam vetem disa pune te kockave por edhe ato jane shume pak.
Pas largimit cfare ndodhi me ju si nga ana njerezore ashtu edhe ne art
Largimi ishte traumatik sepse iken por mendon se cfare ke lene pas. Nuk eshte vetem familja por jane edhe shoket njerezit qe vazhdojne te vuajne ende njerezit qe nuk kane mundesi te shprehen njerezit qe nuk kane buke per te ngrene. Une kam ikur ne lsquo90-n me ambasaden italiane. Pas largimit kam dhene mjaft intervista per gazeta te ndryshme italiane gjermane apo angleze. Ishte nje pjesemarrje e madhe nga ana ime ne media per ti dhene nje mesazh Perendimit qe mbyllte nje sy dhe bente sikur nuk dinte se cfare po ndodhte ketu. Sigurisht qe ne fillim jeta ne Perendim nuk eshte e lehte. Ajo fillon me mbijetesen dhe kur erdhi momenti i duhur nisa te merresha me pikture me art. Pas kesaj kam jetuar 360 grade me punen time.
Pas gjithe atij kalvari vuajtjesh ne Shqiperi nje pjese dhe per shkak te origjines tuaj ruse perse nuk zgjodhet Rusine per te jetuar
Une ne Rusi jetoj sepse kam tere familjen e atje. Por gjithe jeten kam menduar te jetoj ne Perendim. Kultura ime formimi im jane perendimor kultura ruse vetem sa i shtohet asaj. Zgjodha te jetoj ne nje vend me klime e kulture te mrekullueshme si ajo e Italise.
Po Tirana
Une jam tiranas me origjine. Vij nga nje familje e vjeter tiranase. Tirana ka qene qytet mikprites jo agresiv ku ndihej bashkejetesa paqesore edhe me te tjeret. Tiranasit kane respektuar myslimane katolike e ortodoks e keta te fundit kryenin te njejtin rit per njeri-tjetrin. Tiranasit ishin ata qe benin veze te kuqe per Pashke per hir te festes se komshiut qe ishte katolik ose ortodoks ndersa keta te fundit nuk e gatuanin mishin e derrit per nder te komshiut mysliman. Tirana ka qene qytet pa celesa.
Meqenese jemi te Tirana kjo e sotmja a do te perbente nje ngacmim social per ta transmetuar te puna juaj
Eumlshte momenti tani qe po akumuloj. Une kam nje faze qe e quaj ngopje. Eumlshte vend mjaft terheqes. Ketu mund te shkruash te krijosh por pa jetuar nuk mund te besh dot gje. As une nuk e di se cfare do te dale ne fund pas gjithe ketij akumulimi jam edhe vete kureshtar te shikoj. Por dua te them se kontakti i pare eshte i habitshem eshte nje vend me nje vitalitet te madh por problemi eshte se ku po shkon e gjithe kjo force. Vetem nje gje me ka bere shume pershtypje ngjyra shtepish qe nuk i kam pare ne asnje vend te botes. Disa jane shume te bukura dhe kurajoze te tjera idilike.
Per kureshtje a e pate linjen muzeale te Galerise se Arteve Po artin bashkekohor shqiptar e njihni ndopak
Po e pashe. Gjeja e pare qe me ra ne sy ishte portreti i Enver Hoxhes dhe me erdhi peshtire. Por aty ka edhe pune te mrekullueshme sidomos ato te viteve 70-te. Kur e shikon mendon se cfare do te kishte qene Shqiperia po te kishte vazhduar keshtu. Me pas duke vijuar neper salle ndien gersheren... Sa i perket artit bashkekohor edhe pse nuk jam shume i informuar i kam pare disa pune te artisteve sot. Ka disa autore mjaft interesante. Por jam ende ne fazen e njohjes. Kryesorja eshte qe edhe arti shqiptar te behet pjese e komunitetit europian te artit te levizshmerise se lire sepse eshte e nevojshme te behet ndershkembim midis artisteve rinise tu jepet mundesia te shikojne e te njohin sepse duke qene i mbyllur nuk prodhon asgje.