E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau nënën e Elsa Lilës, Apeli rikonfirmon 20 vite burg për 44-vjeçarin

Albenc-AgoTiranë- Pavarësisht kthimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Apelit në Tiranë nuk e ka ndryshuar vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë për Albenc Agon, i cli akuzohet për vrasjen e nënës së këngëtares Elsa Lila. Trupi gjykues e cilësoi si të drejtë vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke vendosur 20 vite burg për të.

Ai akuzohet se në vitin 1997 vrau me armë zjarri Eva Vishaj, nënën e këngëtares Lila dhe trupin e hodhi përgjatë rrugës Tiranë-Elbasan. Vendimi i sotëm ka qenë i formës së prerë dhe ai tani duhet të vuajë dënimin prej 20 vitesh burg.

Në nëntor të vitit 2002 Gjykata Kushtetuese ktheu për rigjykim në Gjykatën e Apelit këtë çështje. 44-vjeçari Albenc Ago u deklarua fajtor në vitin 2005 dhe u dënua me 20 vjet burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa tre vjet pas këtij vendimi, Gjykata e Apelit në Tiranë e la në fuqi këtë verdikt. Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese vërente se vendimi i Gjykatës së Apelit, por edhe i kolegjit penal të Gjykatës së Lartë duhen shfuqizuar, pasi kanë prekur të drejtat kushtetuese të të pandehurit. Bazuar në dosjen e çështjes, Gjykata Kushtetuese vëren se gjykimi i kërkuesit Albenc Ago në gjykatën e shkallës së parë, është kryer në mungesë të tij dhe ai është përfaqësuar nga një mbrojtës kryesisht.

“Në gjykimin e zhvilluar në Gjykatën e Apelit Tiranë rezulton se në seancën e datë 17.12.2008, mbrojtësi i kërkuesit ka kërkuar përsëritjen e pjesshme të hetimit gjyqësor për pyetjen e disa dëshmitarëve dhe të vetë kërkuesit. Gjykata e Apelit Tiranë ka pranuar riçeljen pjesërisht të hetimit gjyqësor dhe ka proceduar vetëm me pyetjen e kërkuesit, meqenëse gjykimi në shkallë të parë është bërë në mungesë të tij. Pas administrimit të kësaj dëshmie Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ti japë fund hetimit gjyqësor dhe është tërhequr për vendim, duke vendosur përfundimisht lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë. ”
Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese theksoten se:

Rrezulton se gjykatat e kanë bazuar vendimin e tyre, për deklarimin fajtor dhe dënimin e kërkuesit, mbi dëshmitë e disa shtetasve, të cilët kanë dëshmuar për fakte apo ngjarje të dëgjuara apo mësuara nga persona të tretë, për të cilët deklarojnë se nuk i njohin, nuk u mbajnë mend emrat, apo edhe të dëgjuara si thashetheme. Këto dëshmi janë konsideruar të mjaftueshme nga gjykatat për të formuar bindjen e tyre dhe nuk ato kanë administruar asnjë dëshmi apo provë tjetër për të mbështetur vendimet e tyre. ”

Sipas Gjykatës Kushtetuese, mospranimi nga gjykatat e tjera për përsëritje tërësisht të hetimit gjyqësor e ka vendosur Albes Agon në pozita tërësisht të pabarabarta. Po ashtu, sipas gjykatës, duke qenë se Agos i është kërkuar të paraqesë prova për të provuar pafajësinë e tij, gjykatat kanë kaluar barrën e provës nga organi i akuzës tek i pandehuri.

Aktualisht Apeli i rekitheu për gjykim çështjen dhe sipas gjyqtarit Agron Papjani, ai do të vuajë dënimin prej 20-vitesh burgim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›