E Diel, 1 Nëntor 2026

Milionat e anëtarëve të KLD-së gje gjyqtareve

01/08/2011  Inspektorati i Deklarimit të Pasurive publikon pasuritë e anëtarëve të KLD-së

Një pjesë e tyre shfaqin fitime tepër të mëdha përgjatë vitit të kaluar

Në deklaratat e pasurisë të shpërndara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për vitin 2010 rezulton se një pjesë e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë shfaqin fitime tepër të mëdha brenda një viti në deklaratat e tyre të pasurisë për vitin 2010. Apartamente, biznese, troje të shitura dhe të pashitura në emër të tij apo të bashkëshortëve. Në leximin e deklaratës së tij për vitin nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, është një nga këta persona me një pasuri të konsiderueshme. Në deklaratën e tij të pasurisë për 2010-n numri 2 i vendimmarrjes së drejtësisë shqiptare, Spahiu, deklaron se ka shitur një dyqan te Shallvaret në qendër të Tiranës në shumën 80 mijë euro. Spahiu thekson se kësaj shume i ka shtuar 15 mijë të ardhura të tjera nga një pronë e familjes së bashkëshortes, ku deklaron se ka blerë në Mëzes një dyqan tjetër, nga i cili përfiton rreth 2000 euro qira në muaj. Në deklaratën e nënkryetarit të KLD-së interesante është blerja dhe më pas shitja e automjetit të institucionit, duke fituar kështu rreth 10 milionë lekë të vjetra. Bashkë me bashkëshorten e tij, e cila është e punësuar në dy shoqata, kanë disa llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Sa i përket pjesës tjetër të trupës së anëtarëve të KLD-së, nuk bien në sy pasuri të mëdha, ku baza e të ardhurave të tyre mbetet paga dhe shpërblimet në institucionet ku ata punojnë.

Neshat Fana

Pasuri familjare në apartamente dhe troje

Pas nënkryetarit të KLD-së interesante shfaqen të ardhurat e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Neshat Fana. Përveç llogarive bankare, të cilat kapin afërsisht shifrën e rreth 100.000 eurove, deklaron si të ardhura brenda një viti shuma tepër të mëdha. Fana deklaron se brenda vitit të kaluar ka marrë 18 milionë e 684 mijë e 245 lekë nga zyra e tij e avokatisë dhe po kështu 9 milionë e 66 mijë e 411 lekë të ardhura nga “2F grup”. Fana në deklaratën e tij thekson se ka marrë një kredi në vlerën e 410 mijë eurove për blerjen e një vile në periferi të Tiranës.

ILDKP-ja bën publike deklaratat e pasurive të gjyqtarëve të gjykatave në rrethe

Gjyqtarët në rrethe me apartamente në Tiranë

Për gjyqtarin e Lushnjës dhe atë të Apelit Vlorë destinacion është kryeqyteti

Një pjesë e gjyqtarëve në rrethe shfaqin fitime tepër të mëdha brenda një viti në deklaratat e tyre të pasurisë për vitin 2010 të publikuar së fundmi nga ILDKP-ja. Ndërsa një pjesë tjetër thekson se burimi i vetëm të të ardhurave të tyre është paga e nëpunësit që përfitojnë. Sa i përket Gjykatës së Apelit Vlorë, në deklarimin e tyre për vitin 2010 ata shfaqen me llogari të shumta bankare dhe me pronësi të reja. Kështu, gjyqtari i Apelit të Vlorës Hysen Saliko në deklaratën e tij për 2010-n thekson se ka prenotuar një shtëpi banimi (apartament) në Tiranë me sipërfaqe 106,44 m2, me vlerë 88.300 euro. Nga kjo shumë gjyqtari Saliko sipas kontratës së lidhur me Shoqërinë “G & P”, sh.p.k. deri më datën 31.12.2010 ka likuiduar 85 mijë euro. Gjithashtu familja Saliko ka shtuar pasurinë me 2,4 milionë lekë, shumë kjo e siguruar nga kursimet prej pagës së tij dhe të ardhurat e siguruara nga një fermë që disponon në fshat. Nga ana tjetër, gjyqtari i Vlorës Hysen Saliko deklaron se gjatë viteve të kaluara deri më 31 dhjetor të 2010-s është pakësuar gjendja e parave cash me 11.756.500 lekë, ku kjo shumë është përdorur për të bërë pagesën e banesës së prenotuar në Tiranë, të cilën e ka këmbyer me 5.02.2010. Nga puna e tij si inspektor i KLD-së Hysen Saliko deklaron se për 2010-n ka përfituar 506 mijë lekë. Ndërsa si gjyqtar në Apelin Vlorë ai thekson se ka përfituar 611 mijë lekë. Nga të ardhurat nga dietat e shërbimet ai ka përfituar rreth 60 mijë lekë. Ndërsa nga të ardhurat e tij nga toka bujqësore në fshatin Qinam të Kolonjës (pemëtari bletari) Hysen Saliko deklaron se ka përfituar gjatë vitit të kaluar 1,8 milionë lekë.

Edhe për gjyqtarin e gjykatës së rrethit të Lushnjës Dritan Caka destinacioni i banimit është kryeqyteti. Në deklaratën e tij të pasurisë për 2010-n Caka thekson se ka marrë një kredi 20-vjeçare prej 25 milionë lekësh në “Tirana Bank” për financimin e ndërtimit të një apartamenti në Tiranë. Gjyqtari i Lushnjës thekson se deri më 31.12.2010 ka shlyer rreth 7 milionë lekë nga kjo kredi, ku i kanë mbetur për të shlyer edhe rreth 1,4 milionë lekë, me një këst mujor pre 23 mijë lekë të reja. Në të ardhurat e tij Dritan Caka deklaron se ka marrë gjatë vitit 940 mijë lekë të reja nga paga e tij si gjyqtar, ku përfshihen shtesat për vjetërsi pune, pagesat jashtë orarit si dhe shpërblimet. Ndërsa 800 mijë lekë janë të ardhurat e bashkëshortes së tij si inspektore e Ministrinë e Drejtësisë. Ndërsa nga shfrytëzimi sipas destinacionit të vet ekonomik të tokës së tij bujqësore të përfituar nga ligji 7501-shi Caka deklaran se ka siguruar 300 mijë lekë të ardhura për 2010-n.

Gjykata e Tiranës

Gjyqtari i gjykatës së Tiranës Ilir Mustafaj në deklaratën e tij të pasurisë deklaron se gjatë vitit të kaluar ai ka përfituar rreth 16 milionë lekë të reja. Burimi i sigurimit të të ardhurave, sipas gjyqtarit Mustafaj, janë pagat e tij si gjyqtar dhe si lektor në dy universitete private në kryeqytet. Gjithashtu në deklaratën e tij ai përfshin dhe të ardhurat prej rreth 470 mijë lekë të bashkëshortes së tij si mësuese në gjimnazin “Partizani”.

Inspektori i KLD-së

Inspektori i KLD-së Hysen Saliko deklaron se për 2010-n ka përfituar 506 mijë lekë. Ndërsa si gjyqtar në Apelin Vlorë ai thekson se ka përfituar 611 mijë lekë. Nga të ardhurat nga dietat e shërbimet ai ka përfituar rreth 60 mijë lekë. Ndërsa nga të ardhurat e tij nga toka bujqësore në fshatin Qinam të Kolonjës (pemëtari, bletari) Hysen Saliko deklaron se ka përfituar gjatë vitit të kaluar 1,8 milionë lekë.

Pasuritë e anëtarëve të tjerë të KLD-së

Shkëlqim Miri

- 1156536 lekë të ardhura nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë;

- 72 mijë lekë të ardhura si anëtar i KLD-së

- 619176 lekë të ardhura nga bashkëshortja, Blerta Doi, si përgjegjëse e sektorit të problemeve shoqërore pranë DPB;

- 52500 lekë shpërblim bashkëshortes nga puna;

- 5000 euro prenotim apartamenti;

- 17 mijë euro detyrimi i pashlyer për apartamentin.

Tritan Hamitaj

- 26936 lekë llogari rrjedhëse në “Alfa Bank”;

- 8400000 lekë dhënë hua me kontratë “Ekon Grup”, sh.p.k. Durrës me interes 10%;

- 1244510 lekë paga nga gjykata e rrethit Durrës;

- 30600 lekë si anëtar bordi në buxhetin gjyqësor;

- 288 mijë lekë paga e bashkëshortes Rudina Hamitaj si mësuese në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës;

- 200 mijë lekë të ardhura nga toka bujqësore në Hekal, Mallakastër;

- 820 mijë lekë interesa të marrë nga kontrata e huas dhënë “Ekon Grup”.

Lefterie Lleshi

- 2081 euro llogari në “Intesa San Paolo”;

- 455 dollarë llogari në “Intesa San Paolo”;

- 149642 lekë llogari rrjedhëse në “Intesa San Paolo”;

- 800000 lekë depozitë me afat në “Intesa San Paolo”;

- 5000 lekë depozitë;

- 51911 lekë llogari bankare në “Raiffeissen Bank”;

- 2598674 lekë llogari rrjedhëse në “Credins Bank”;

- 257728 lekë llogari bankare pa afat në “Credins Bank”;

- 200 mijë lekë të përfituara nga shitja e makinës “Golf” të bashkëshortit;

- 1158382 lekë të ardhura nga paga si drejtore e Shërbimit Juridik;

- 72 mijë lekë të ardhura si anëtare e KLD-së;

- 1506972 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortit;

- 220 mijë lekë të ardhura nga pensioni i vjehrrit;

- 10 mijë euro blerje “Benz-Mercedes” nga bashkëshorti Arian Lleshi;

- 3500 euro paguar dogana e makinës.

Dritan Hallunaj

- 1548038 lekë paga dhe shpërblimet si gjyqtar i Krimeve të Rënda në Tiranë;

- 50000 lekë shpërblim nga Shkolla e Magjistraturës;

- 432205 lekë paga e bashkëshortes Enkelejda Hallunaj si stomatologe pranë ASHR Tiranë;

- 284600 lekë këstet e kredisë prej 5 milionë lekësh, e marrë më 2005-n me afat 25- vjeçar;

- 4275273 lekë pjesa e pashlyer e kredisë.

Flamur Kapllani

- 1200000 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet si gjyqtar në gjykatën e rrethit Tiranë;

- 550000 lekë të ardhura nga paga dhe shpërblimet e bashkëshortes Ermira Kapllani;

- 1430 euro këstet e kredisë prej 11 mijë eurosh marrë nga “NBG Bank”;

- 10300 euro pjesa e pashlyer e kredisë;

- 300000 lekë depozitë bankare e bashkëshortes nga paga dhe shpërblimet;

- 200000 lekë të ardhura cash në banesë nga bashkëshortja;

- 150000 lekë blerje automjeti “Ford-Fiesta” e vitit 1997.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›