Dade: Vendos anëtarësia për LSI-në
01/08/2011 Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në PS sqaron aleancat në të ardhmen
Së fundi janë shtuar zërat në selinë rozë për një bashkëpunim të mundshëm me Metën
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk përjashtojnë mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por kjo kthesë e kursit politik të kampit rozë do të trajtohet në dy aspekte, ku fillimisht do të shihen balancat në bazën socialiste, për të kaluar më pas në një shkallë tjetër, atë të marrëdhënieve me përfaqësues të veçantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kështu, edhe pse zyrtarisht nuk ka një ftesë reciproke mes palëve drejt kësaj marrëdhënie, kjo u bë me dije nga sekretarja për marrëdhëniet me jashtë pranë Partisë Socialiste Arta Dade. Ndërkohë së fundi brenda selisë rozë janë shtuar zërat për mundësinë e një bashkëpunimi të PS-së me LSI-në. Por një mundësi e tillë po hidhet në diskutim jo për vlerat që ka partia e drejtuar nga Ilir Meta, por si e vetmja alternativë që i mbetet PS-së për të ndërruar pozitat e saj në Kuvend, duke kaluar nga të qenët në opozitë në një shumicë parlamentare. Nisur nga rezultatet zgjedhore të faktuara në dy garat elektorale, si ajo e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ashtu dhe ajo e 8 majit, që sapo lamë pas, kalkulimet të çojnë në një rrugë: atë të bashkëpunimit PS-LSI. Në këtë mënyrë, nisur nga tabloja e deritanishme zgjedhore, vetëm një aleancë e tillë do të mund të sillte Partinë Socialiste në pushtet. Por aktualisht zërat për një bashkëpunim të tillë mund të trajtohen vetëm si deklarata të cilat më shumë testojnë elektoratin dhe opinionin publik sesa në një qëndrim paraprak, i cili pritet të formalizohet më tej në një të ardhme të afërt. Pritet që në sesionin e ri të shtatorit opozita parlamentare të shfaqet mjaft agresive në oponencën e saj kundër shumicës në pushtet, duke parashtruar njëkohësisht dhe alternativën e saj qeverisëse. Por krahas kësaj parashikohet që në debatin politik të shtrohet dhe një tjetër çështje, pjesë e alternativës qeverisëse, edhe mundësia për një aleance me LSI-në. Nuk duhet harruar këtu se ditëve të fundit kanë qenë eksponentë të lartë të PS-së ato që kanë artikuluar një mundësi të tillë. Ndër ta ishte dhe sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare në PS Arta Dade që pranoi se “koalicionet shpesh herë diktohet nga bashkëpunimi që baza e partisë ka dhe sigurisht qe PS asnjëherë nuk e ka mbyllur derën me këtë bashkëpunim jo vetëm për anëtarë të PS-së por edhe të forcave të tjera. Sesi do të jenë marrëdhëniet me eksponentë të veçantë të cilët janë vënë në shërbim të Berishës dhe kanë kryer edhe akte kundraligjore lidhur me presione apo si pjesë e kësaj mazhorance padyushim që në të ardhmen do të ketë dhe qëndrime pasi të kemi ezauruar dhe konsultimet me ata që i ndjejnë efektet e kësaj qeverisje”.
Ministri i Jashtëm u përgjigjet socialistëve
Haxhinasto: Vendos LSI-ja për bashkëpunimin me PS-në
Lëvizja Socialiste për Integrim rikonfirmoi bashkëpunimin me koalicionin qeverisës. Por një bashkëpunim i tillë, sipas drejtuesve të kësaj partie, lidhet pikërisht me zhvillimin e mëtejshëm të një Shqipërie evropiane. Kështu, duke qenë e kujdesshme në artikulimet e saj, LSI-ja, ndryshe nga PS-ja e cila hedh për debat mundësinë e një bashkëpunimi me partinë e Metës, e shfaq veten si një forcë politike që ndodhet në koalicionin qeverisës për shkak të vizionit dhe kontributit në proceset integruese të vendit. Në këtë linjë u shpreh dje ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto. “LSI-ja është parti në pushtet, është pjesë e koalicionit, ka një marrëveshjeje për këtë legjislaturë aktuale, është forcë politike shumë luajale, siç e tregon ecuria e bashkëqeverisjes, por dhe zgjedhjet e fundit të 8 majit. Mendoj se askush në opozitë nuk duhet të bëjë plane për riorganizimin e opozitës me mendjen e tij, duke mos marrë në konsideratë qëndrimet, vlerësimet, vizionin dhe angazhimet e LSI-së”, - u shpreh Haxhinasto. Madje, po në këtë linjë, ministri i Jashtëm sqaroi se “janë bërë gabime të tilla edhe më parë, por LSI-ja, qëndrimi i saj, pozicionimi i saj nuk është marrë në konsideratë, me një fjalë popullore janë “bërë hesape pa hanxhinë". Kështu mendoj edhe në rastin konkret se çdo riorganizim i opozitës së pari u takon atyre që janë në opozitë”. Sipas tij, se çfarë do të bëjë LSI-ja në të ardhmen është shumë e qartë. “Ne aktualisht po e përpunojmë më tej vizionin tonë për të ardhmen, vizionin tonë jo vetëm për bashkëqeverisjen me PD-në, por po përpunojmë një vizion edhe për Shqipërinë europiane për 10 vjetët e ardhshëm, kur Shqipëria duhet të kualifikohet për të qenë anëtare e BE. Ne kemi një axhendë politike të veçantë, kemi një individualitet politik tashmë të spikatur dhe mendoj se çdo forcë politike do të respektojë më tepër veten e saj, nëse do të marrë në konsideratë, këtë individualitet, këtë vizion dhe këtë pavarësi politike që ka LSI-ja, si një forcë tashmë e konfirmuar në gjithë spektrin e politikës shqiptare”, - nënvizoi Haxhinasto.