Shtate muaj pa viza1200 shqiptare kthehen mbrapsht ne Rinas
Shqiptaret kane shtate muaj qe levizin te lire ne zonen Shengen pas liberalizimit te vizave por gjate ketyre muajve eshte verejtur edhe nje numer i larte i atyre te cilet jane kthyer nga autoritetet kufitare. Keshtu raportohet se me shume se nje mije e 200 shqiptare qe kane zgjedhur keto shtate muaj te udhetojne pa viza permes aeroportit Nene Tereza jane detyruar te kthehen mbrapsht ne pikat kufitare te vendeve ku kane dashur te hyjne. Keto jane te dhenat qe vijne nga autoritetet e kalimit kufitar te Rinasit ndonese nje numer edhe me i madh kthimesh kane ndodhur edhe ne pikat doganore tokesore dhe ato detare. Autoritetet e sigurise ne Rinas bejne te ditur se keto kthime kane ndodhur per shkak te shkeljes se rregullave per levizjen e lire duke abuzuar ne pjesen me te madhe me menyrat dhe kohen e qendrimit ne vendet e Bashkimit Europian ku lejohet edhe levizja e lire. Por ndonese shqiptaret kane hasur here pas here probleme me levizjen e lire vendet e Shengenit duket se nuk kane shqetesime nga fillimi i kesaj procedure. Kjo per faktin se ne kundershtim me ate cfare pritej shqiptaret nuk kane shfaqur ne vendet e Shengenit tendencat per azil ekonomik te ciles perfaqesuesit e Parlamentit Europian i druheshin perpara se te hynte ne fuqi levizja e lire per Shqiperine. Por eksperiencat negative te Maqedonise dhe Serbise per sa i perket azilit shqiptaret nuk i perseriten. Kjo edhe per shkak te propagandes se forte te autoriteteve qeveritare mbi rrezikun qe sillnin keto praktika azili edhe po keshtu prej vetedijes se vete shqiptareve per mundesine e madhe qe mund te digjnin permes kerkesave per azil te cilat ishin paralajmeruar se nuk do te pranoheshin. Shqiptaret e perfituan levizjen e lire se bashku me boshnjaket ne 15 dhjetor te vitit te kaluar. Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina ishin dy vendet e fundit te rajonit te cilat e perfituan levizjen e lire ne vitin 2010 pasi vendet e tjera si Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia e perfituan levizjen ne Shengen nje vit me pare pra ne fundin e 2009-s. Aktualisht vetem Kosova eshte jashte vendeve te rajonit qytetaret e te cileve mund te levizin te lire neper hapesiren Shengen. Per arritjen e liberalizimit te vizave qeveria shqiptare plotesoi nje sere kriteresh te kerkuara mes te cilave edhe pajisjen e pjeses me te madhe te qytetareve te saj me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Po keshtu perpjekje te shumta u bene edhe per rritjen e kapaciteteve te kufijve dhe modernizimi i pikave te kontrollit. Ministria e Puneve te Brendshme pati nje rol te rendesishem pergjate ketyre proceseve te kompletuara ne fundin e vitit 2010.