“Doçi”, lidhet me 2 atentate në Tiranë
01/08/2011 Vrasja e Sokol Doçi, prokuroria heton në atentatin me C4 ndaj avokatit dhe një të riu në kryeqytet
Dyshohet se tek tre krimet mafioze qëndron prapa i njëjti autor. Kërkohen tabulatet e kamerat
TIRANE-Vrasja mafioze e 33 vjeçarit Sokol Doçi, duket se lidhet me dy atentatet e tjera kriminale të ndodhura në kryeqytet në muajin shkurt 2011, kur një juristi ju vu tritol C4 në makinën e tij dhe në muajin korrik, ku mbeti i plagosur me armë zjari një person me inicialet R. T. Të treja ngjarjet kriminalet duket se i bashkon një emër i vetëm, për të cilin burimet pranë prokurorisë së Tiranës, nuk pranojnë ta bëjnë publik për shak se aktualisht çështje është në hetim. Momentalisht policia dhe prokuroria janë duke hetuar të treja ngjarjet në një dosje të vetme, pasi sipas tyre ekzistojnë dyshime të arsyeshme se tek këto ngjarje është e njëjta dorë kriminale. Kjo për shak se sipas burimeve pranë organit të akuzës, në vrasjen e Sokol Doçit, atentatit me tritol të avokatit me inicialet G.Gj dhe atentatit me pistoletë me silenciator ndaj shtetasit me inicialet R.T, qëndron emri i një personi që njihet si pjesë e grupit të djemve të “Rrugës së Kavajës”. Burimet shtojnë se ky person momentalisht po mbahet nën mbikëqyrje nga oficerët e policisë, pasi për të prokuroria nuk ka provat e mjaftueshme për të lëshuar urdhër-arrestin. Të treja dosjet, kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi dhe personat e dëmtuar apo individët që kanë qënë afër tyre në momentin e krimit, kanë pasur lidhje shoqërore, familjare por dhe biznesi. Këto arsye kanë bërë, që policia dhe prokuroria ti bashkojnë në një të vetme, duke hetuar mbi konfliktet dhe hasmëritë që kanë pasur në të kaluarën dhe jo vetëm. Të treja krimet aktualisht janë të pazbardhura, gjë që tregon se dhe autorët kanë qënë profesionistë dhe jo amatorë në këtë drejtim.
Hetimi
Momentalisht grupi i hetimit që është ngritur për këtë ngjarje po punon për administrimin në dosje të dëshmive të personave që kanë dijeni rreth jetës private të noterit të ekzekutuar Sokol Doçi. Burimet thonë se çdo provë që do administrohet do verifikohet dhe krahasohet me materialet e tjera që janë administruar në dy dosjet e sipërcituara. Hetuesit ngrenë dyshime të forta se vrasja e Doçit ka lidhje me dy atentatet e përmendura dhe për pasojë të treja ngjarjet do kalojnë në të njëjtin skaner të grupit hetimor. Lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës i ka kërkuar kompanive telefonike vënien në dispozicion të tabulateve të telefonit të viktimës Sokol Doçi, për të mësuar se me cilët persona kishte biseduar kohët e fundit ai. Gjithashtu nëpërmjet një shkresë është urdhëruar verifikimi i kamerave që ndodhen në rrugën ku ndodhi krimi, për të mësuar nëse autori është aritur të fiksohet nga ata apo jo. Pritet që brenda kësaj jave, hetuesit të sekuestrojnë kamerat që janë instaluar nga bizneset në zonën e “Ali Demit”dhe të verifikojnë planet filmike të rregjistruara prej tyre.
Familja e Shoqëria
Ndërkohë që detyra të posaçme janë lënë edhe për sa i përket pyetjes së dëshmitarëve dhe rrethit shoqëror dhe familjar të viktimës. Mësohet se kohët e fundit Doçi, ishte miqësur shumë dhe me shtetasin Ervis Gjeçi, i cili e kishte bërë anëtar të bordit mbikqyrës të kompanisë tashmë të sekuestruar “Beting Sistem Albania”. Burimet thanë se gjatë hetimeve do thërasin për të dëshmuar dhe shokun e tij Ervis Gjeçi, për të mësuar më shumë rreth rolit dhe detyrave që viktima Sokol Doçi kishte pasur gjatë këtyre viteve. Ndërkohë që oficerë të policisë kanë marë kontakte dhe me familjarët e viktimës, të cilët mësohet se ditën e djeshme janë paraqitur në polici, ku kanë dhënë dyshimet e tyre rreth ngjarjes. Para hetuesve, ata kanë pranuar se Doçi ka qënë dëshmitar në dosjen penale të të burgosurit Altin Lamaj, duke thënë se me këtë të fundit ai ishte shok. Për sa i përket pyetjes se ku ishte meraku i tyre, familjarët kanë sqaruar se ata nuk kanë fakte konkrete që të akuzojnë drejpërdrejt një person si autor të vrasjes.
10 numra në përgjim
Vrasja mafioze e noterit dhe biznesmenit Sokol Doçi, ka ngritur në këmbë policinë dhe prokurorinë, për shkak se dhe ngjarja e rëndë lidhet dhe me dy krime të tjera që momentalisht nuk janë zbardhur. Për të mundësuar gjetjen e provave dhe rënë në gjurmët e autorëve të këtij krimi, mësohet se prokuroria i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës ku i ka kërkuar kësaj të fundin përgjimin e rreth 10 numrave telefonike. Kjo kërkesë është bërë mbi bazën e dyshimve të arsyeshme që prokuroria dhe policia kanë ngritur për individët që përdorin këto numra telefonikë. Prokuroria shpreson se nëpërmjet kësaj praktike do të mundë të arijë të zbulojë autorët e krimit. Megjithatë disa anëtarë të grupit hetimor shprehen shumë skeptikë, për shkak se dhe mënyra e ekzekutimit tregon se autorët kanë qënë profesionistë dhe jo amatorë, që mund të linin prova pas kryerjes së krimit.
Vrasja nga motori
Nga të dhënat paraprake policia ka aritur të krijojë një skenë krimi, ku mendohet se kanë qënë dy persona të hipur në motor të madh, prej nga dhe kanë qëlluar në drejtim të objektivit të tyre Sokol Doçi. Mësohet se vetëm një nga autorët ka qëlluar, ai që ndodhej prapa, ndërsa drejtuesi i mjetit pas krismave të tomsonit, ka mundur të manovrojë me mjeshtëri motorin, duke u larguar në rrugët e erëta. Si ekzekutim, vrasja e Doçit ka ngjashmëri të njëjtë me vrasjen e Franc Konomit dhe plagosjes së Dritan Avllajt.
iktima dhe Lamaj
Sokol Doçi dhe Altin Lamaj, duket se kanë pasur lidhje të ngushta shoqërore njëri me tjetrin. Madje në vitit 1998, Doçi ka qënë prezent teksa tre persona kanë qëlluar më armë zjari në drejtim të Altin Lamaj. Për këtë episod ai është thirur në gjykatë si dëshmitar, ku ka treguar para gjykatës të gjithë detajet që kishte parë mbrëmjen e dhjetorit të vitit 1998. Mësohet se Doçi ka pohuar se nuk kishte mundur të njihte autorët e krimit, por kishte parë vetëm hijet e tyre. Më pas ai përdorur sërisht si dëshmitar në një proces tjetër.