E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtem kinez Jienchi te merkuren ne Tirane

Diplomaci

Ministri i Jashtem i Kines Yang Jiechi do te jete diten e merkure ne Tirane me ftese te homologut te tij Edmond Haxhinasto. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme kineze Ma Zhaoxu ka bere te ditur se vizita e titullarit te tij eshte pjese e nje turi afro-europian qe do te perfshije 4 vende nder te cilat edhe Shqiperia. Polonia Sudani dhe Sudani Jugor do te jene pervec vendit tone stacione te turit qe nis ne daten 2 gusht dhe mbyllet ne daten 9. Sa i perket vizites ne Tirane axhenda dhe qellimi i vizites nuk behen te njohura. Protokolli i saj perfshin nje takim fillimisht me Haxhinaston per te vijuar me tej me takime me Presidentin e Republikes Bamir Topi Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli. Per sa u perket ceshtjeve me karakter diplomatik qe mbeten ne diskutim mes dy vende nje eshte Kosova dhe njohja e saj si shtet i pavarur gje qe Pekini zyrtar ende nuk e ka bere. Po keshtu marredheniet aktualisht kane lene pas edhe situaten e krijuar me pranimin nga ana e Shqiperise te te burgosurve ujgure te Guantanamos te refuzuar per shkak te ndjeshmerise kineze nga te gjitha vendet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›