Milionerë, por koprracë

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 18:30
Jo të gjithë miliarderët duket se janë dorëlëshuar.
Ka dhe nga ata, që edhe pse kanë miliarda, jo vetëm që kursejnë, por nuk duan të paguajnë as llogarinë e tyre.
Kështu ka ndodhur me tre miliarderë rusë, të cilët kanë shkuar me të dashurat e tyre në një prej lokaleve të Costa Smeralda, kanë pirë shampanjë që kapte shifrën e 86 mijë eurove dhe pastaj kanë ikur, pa paguar llogarinë.
Asnjë prej tyre në fakt nuk ka dashur që të paguajë faturën që u ka sjellë kamerieri dhe janë larguar me anë të një jahti.