Olic lëndohet sërish, mungon tetë javë

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 15:50
Bayern Munich ka njoftuar se sulmuesi kroat Ivica Olic do të qëndron jashtë fushës për gjashtë deri në tetë javë pas një lëndimi në ijë.
Olic u dëmtua të shtunën gjatë fitores 5-0 ndaj Hamburgut ku u inkuadrua si zëvendësues. Ai shënoi golin e fundit në atë që ishte paraqitja e tij e parë pas nëntë muajve mungese për shkak të lëndimit në gju.
“Kjo është katastrofë. Isha shumë i lumtur që u ktheva të luaj sërish por i tillë është sporti profesionist”, tha Olic për mediet gjermane.