PS ankimon në Kushtetuese shembjen e Piramidës

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 19:09
Partia Socialiste ka dorëzuar një ankimim në Gjykatën Kushtetuese për vendimin për shembjen e piramidës. Ankimimi u dorëzua nga deputeti Taulant Balla.
Më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi animimin e Bashkisë së Tiranës e cila kishte apeluar vendimin për shkak të kostos së lartë financiare të vendimit për prishjen e piramidës dhe nderimin e parlamentit të ri.
Në ankimimin e saj, Bashkia e Tiranës e konsideronte antikushtetues dhe me kosto të lartë financiare vendimin për prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e Parlamentit të ri. /shekulli/