E Diel, 1 Nëntor 2026

Militantët në Irak thonë se një nga 5 pengjet britanikë ka vrarë veten

Militantët në Irak, të cilët thonë se kanë rrëmbyer 5 britanikë, kanë publikuar një video ku njoftojnë se një nga pengjet ka vrarë veten. 

Gazeta britanike "The Sunday Times" thotë se redaksia e saj në Bagdat mori një video nga një grup militant shiit. Sipas gazetës, militantët thonë se pengu vrau veten në maj, duke fajësuar "pasivitetin dhe mungesën e seriozitetit" nga ana e qeverisë britanike për të mundësuar lirimin e pengjeve. 

Kryeministri britanik Gordon Brown thotë se videoja përcjell një mesazh shumë shqetësues. 

Pengjet, ndër të cilët një specialist kompiuterash dhe 4 roje personale, u rrëmbyen në maj të vitit të kaluar, gjatë një vizite në një prej zyrave të Ministrisë irakiane të Financave. //bsa//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›