Milito, dështaku i vitit

Sulmuesi i Interit, Diego Milito është fitues i çmimit të padëshiruar Bidone d’Oro për futbollistin më të dobët të vitit në Serie A.
Argjentinasi i cili ishte yll i Interit më 2010, gjatë këtij viti ka harruar të shënojë dhe mori çmimin nga emisioni Catersport në Radio 2.
Milito mori më së tepërmi vota dhe përfundoi në krye para sulmuesit të Juventusit, Amauri i cili nuk është paraqitur ende këtë sezon dhe mesfushorit të Bianconerëve, Milos Krasic i cili ka humbur vendin e tij në formacionin bazë dhe doli i treti.