E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho e do Lampardin në Real

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Chelseas, Frank Lampard dhe për të është i gatshëm të ofrojë në shkëmbim, Esteban Graneron.

Sipas medieve angleze, Mourinho dëshiron të bashkohet me ish futbollistin e tij nga Chelsea, Lampard i cili është duke kaluar një periudhë të vështirë në Stamford Bridge.

Ndërsa, Granero nuk është duke zënë vend në Real dhe së fundmi është kërkuar nga Arsenali dhe Liverpooli. Reali vazhdon të vuajë përballë Barcelonës dhe përvoja e Lampardit mund të jetë e dobishme për gjigantin madrilen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›