Cana: Goli, për familjen, në janar nuk iki nga Lacio
ITALI- Lorik Cana hodhi poshtë kritikat në adresë të tij, me një gol të mrekullueshëm të shënuar në fillimin e pjesës së dytë kundër Leçes, ndeshje që Lacio e fitoi 3-2. Mesfushori shqiptar mori një pasim nga Klose dhe si një sulmues i mirëfilltë mposhti portierin e Leçes, Benasi. "Jam i kënaqur për këtë ndeshje, për mënyrën si shkoi dhe për atë çfarë bëra vetë, - ka deklaruar dje mesfushori shqiptar. - Nuk jam 18 vjeç dhe e di që kur luan në një skuadër të madhe, të gjithë presin paraqitje të mira. Unë stërvitem mirë dhe jap gjithçka. Nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time, sepse do të qëndroj këtu te Lacio, pavarësisht zërave të merkatos. Goli? Ua dedikoj njerëzve të mi që më ndjekin në Itali dhe në Shqipëri", shtoi Lorik Cana.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)