E Diel, 1 Nëntor 2026

Milkorei vjen me 30 licenca për trajnerët kosovarë

Falë bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe Federatës së Futbollit të Gjermanisë, prej 21 majit e deri më 8 qershor, rreth 30 trajnerë kosovarë do të trajnohen për t’u pajisur me licenca ‘C’ nga Federata gjermane.

Trajnerët kosovarë nga Superliga e Liga e Parë do t’i trajnojë Jochan Figge. Por, ende nuk dihet se ku do ta ndjekin këtë shkollim trajnerët kosovarë, në Kosovë apo Gjermani.

Më pas, sipas një njoftimi të lëshuar nga shtëpia e futbollit tonë, licencat trajnerëve të Kosovës do t’ua dorëzojë nënkryetari i Federatës gjermane, Rainer Milkorei, i cili më 5 qershor do ta vizitojë Prishtinën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›