Cole do ta lë Lillen

Eksperienca e Joe Cole në Francë do të marrë fund vetëm pas një sezoni. Mesfushori anglez do të largohet nga Lille në fund të sezonit, për t’u rikthyer në Premierligë.
Mediet franceze dhe ato britanike shkruajnë se përfaqësuesi anglez do të rikthehet në Liverpool, prej nga ishte huazuar te kampioni aktual francez vitin e kaluar.
Tabloidi britanik The Sun ka njoftuar se presidenti i klubit francez, Michel Seydoux , ka bërë të ditur se për klubin e tij do të ishte shumë e kushtueshme ta mbajë edhe një sezon ish futbollistin e West Hamit e të Chelseas.