Millaku: Dëshmi të falsifikuara
Caktimi prej 30 ditësh i paraburgimit ndaj Sabit Gecit, ish-pjesëtar i UÇK-së, i arrestuar nga Policia e EULEX-it nën dyshimin për krime lufte në periudhën prill- qershor 1999, ka nxitur reagimin e avokatëve mbrojtës të tij, të cilët arrestimin e vlerësojnë veprim për të kënaqur konjukturat serbe.
Avokati Haxhi Millaku ka thënë të shtunën në një konferencë për media se, mbajtja e seancës së parë gjyqësore ndaj Sabit Gecit në veriun e Kosovës paraqet tendencë të caktuar, e që sipas tij është interesi i Serbisë për të parë nën pranga ish- ushtarët e UÇK-së.
Millaku, po ashtu ka thënë se mbrojtja caktimi i paraburgimit ndaj Gecit është bërë nën bazën e dyshimit fiktive, të pabazuar dhe në mungesë të provave valide. Sipas tij caktimi i mbajtjes së seancës pikërisht në përvjetorin e Ditës së Evropës bëhet me qëllimin e vetëm që të filloj gjykimi për krime të luftës në Kosovë, e që sipas tij bazohet në dëshmi të falsifikuara.
Ndërsa, avokati tjetër Mahmut Halimi ka thënë se arrestimi i Gecit është bërë në bazë të një bashkëpunimi të mirë në mes të prokurorisë së Serbisë dhe policisë së EULEX-it në Kosovë.