Sejdiu: Është çështje e pushteteve të ndara
Presidenti Fatmir Sejdiu, duke komentuar bastisjet që janë bërë në Ministrinë e Transportit nga EULEX-i, ka thënë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
“Është çështje e pushteteve të ndara. Asnjëherë nuk duhet të paragjykoj fajësitë apo pafajësitë e askujt. Është çështje e institucioneve që të merren me hulumtimet normale, provat dhe të gjitha çfarë mund të pretendohet, por gjithmonë të mbështetur mbi ligjin. Askush nuk mund të kapërcej ligjin dhe të jetë mbi ligjin, në kuptimin edhe të procedurave, por edhe të abuzimit të ligjit”, ka thënë Sejdiu, transmeton KosovaPress.
Ai ka shprehur besimin se zhvillimet e fundit nuk do të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.