E Shtunë, 31 Tetor 2026

Millennium edhe me kinema 3D

X PanD - teknologjia e fjalës së fundit tani edhe në Kinemanë Millennium në kryeqytet.

Përveç rikonstruksionit të plotë të sallës, kinema Millennium ka instaluar edhe sistemin i kinemasë 3D (tredimensionale) X PanD me aparatura të fjalës së fundit, duke ofruar një shërbim akoma më cilësor për të gjithë të pasionionuarit pas erkanit të madh. X PanD është sistemi qe është instaluar në më tepër se 3500 kinema në të gjithë botën. Teknologjia X PanD është partneri zyrtar në festivalet ndërkombëtare të filmit përfshirë edhe Festivalin e Kanës dhe të Venecias.Sistemi i kinemasë 3D (tredimensionale) XPanD shikohet me syze te quajtura aktive (elektronike) të cilat janë vlerësuar më cilësoret të prodhuara deri më sot. Ndryshe nga syzet plastike pasive syzet X PanD 3D janë pajisje hi-tech që i afrohen mjaft mirë shikimit të natyrshëm njerëzor.

Ekrani i teknologjisë X PanD ka një kënd të gjerë shikimi ndërsa aparatura e projeksionit mban firmën e prodhuesit të njohur gjerman Kinoton. Kjo aparaturë siguron një projeksion profesional, me cilësi të lartë figure dhe zëri. Dhe është zgjedhur filmi « Drive Angry 3D » me aktorin Nicolas Cage, për të përuruar projeksionet në 3D në Millennium. Realizimi i këtij filmi në teknologjinë tredimensionale duket se ka qenë pikësynimi i regjisorit Patrick Lussier, i cili është autor i një tjetër filmi në 3D siç është “My bloody Valentine”. Regjisori shpjegon se Drive Angry ishte konceptuar në 3D. Problemi më i madh në realizimin e filmit ishte vendosja e sistemit 3D në makinat që ecnin me shpejtësi të madhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›