Trashëgimia Kulturore mes premtimeve elektorale
Qendra Shqiptare e Trashëgimisë, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore mbështetur nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” organizojnë sot në “Saraje” tryezën e rrumbullakët “Trashëgimia Kulturore mes Premtimeve elektorale”. Sipas organizatorit Artan Lame, tryeza do të fokusohet në: panoramën e situatës aktuale me shembuj konkretë (pozitivë dhe negativë) të veprimtarisë së të zgjedhurve vendorë në qëndrimin ndaj trashëgimisë kulturore, fushatën për Zgjedhjet vendore 2011 dhe fokusimi i kandidatëve dhe programeve të tyre në çështjet e ruajtjes së trashëgimisë, tërheqjen e vëmendjes së elektoratit në kërkesa ndaj kandidatëve drejt përmirësimit të situatave urbane, përmes qëndrimit ndaj trashëgimisë kulturore si dhe hartimin e një dokumenti të përbashkët të pjesëmarrësve të tryezës, drejtuar institucioneve shtetërore, qeverisjes vendore, medias dhe publikut për këto çështje.