E Diel, 1 Nëntor 2026

"Romeo e Zhuljeta"premiera sot nëTeatrin Kombetar

TIRANE.- "Romeo e Zhuljeta" pritet të njohë një tjetër fytyrë sot në mbrëmje në Teatrin Kombëtar. "Besoj se Shekspirit do t'i pëlqente, edhe pse ka jetuar në kohë të tjera", - është shprehur regjisori italian i shfaqjes, Carlo Bruni, në një prononcim për GSh dy ditë më parë.

Ai ka marrë përsipër t'i ofrojë publikut shqiptar një "Romeo dhe Zhuljeta" të rrallë, duke filluar që nga titulli "Amaro amore" (Dashuri e hidhur).

Për Brunin  "Kjo shfaqje është një pjesë që flet në një farë mënyre për konfliktet ndërkombëtare mes pushtetit dhe jetës"

Bruni ka kryqëzuar breza aktorësh në këtë shfaqje. Ai tha se i ka zgjedhur aktorët në takime natyrale, sepse vetë Shekspiri ka thënë se teatri është një pasqyrë e natyrës. Ka një brez të "vjetër" që përfaqësohet prej Yllka Mujos, Dritan Boriçit, Monika Lubonjës, Olta Dakut dhe nga ana tjetër, një brez i ri që në mos e kanë këtë rol të parin, është i dyti e këta janë: Erjeta Cufaj, Ervis Fiora, Andi Begolli, Kamber Mici, Florand Veizi dhe Elia Zaharia.
Premiera që do jepet sot në ora 20:00, cilësohet si një spektakël teatral, i inspiruar nga Shekspir. Në qendër të shfaqjes janë dy familje në luftë për shkak të një mërie të vjetër, dhe viktima të këtij rivaliteti janë bijtë e tyre.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›