E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, policia sekuestron armë, ndalohen 3 serbë

Gjilan (start) Policia në Kosovë ka arrestuar gjatë ditës sotme tre serbë. Policia konfiskoi armë, municione dhe një automjet veturë, ndërsa ka ushtruar kontrolle në banesat e këtyre personave. Forcat e rendit ushtruan kontroll në fshatin Kufcë e Epërme të Gjilanit, ku në shtëpinë e shtetasi Predrag Gjorgjeviç, 31 vjeç, janë gjetur dy pushkë automatike AK-47 dhe armë të tjera e municione si dhe fanela me mbishkrime në gjuhën serbe dhe angleze “Lëvizja Serbe Çlirimtare Antiterroriste Gjithmonë Para të Gjithëve”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari Gjorgjeviç do të mbahet i ndaluar 72 orë, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë u liruan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›