Zgjerohet rrethi i arrestimeve në skandalin “Medicus”
Prishtine (Start)-Duket se asgjë nuk ka përfunduar pas arrestimeve të fundit në fushën e mjekësisë në Kosovë. Policia ka paralajmëruar arrestime të reja lidhur me ngjarjen e transplantove në mënyrë ilegale të organeve. Sipas policisë, mjeku turk, Yusuf Erçin Sönmez, i akuzuari kryesor në këtë çështje, është shpallur tashmë në kërkim. Zëdhënësi i PK Veton Elshani tha se janë duke vazhduar hetimet për vendndodhjen e mjekut turk me që dyshohet se ai ndodhet ende në Kosovë dhe nëse vërtetohet se ai nuk është në vendin tonë, atëherë do të lëshohet një fletarrest ndërkombëtar. Sipas policisë, përveç tij, janë duke vazhduar hetime edhe për persona tjerë që kanë qenë në ekip për ta ushtruar këtë veprimtari të paligjshme dhe priten arrestime të reja lidhur me këtë çështje.