Topi shkarkon dy prokurorë të Kurbinit
Me propozim të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, janë shkarkuar nga detura Bardhyl Shehu dhe Tom Deda, të dy prokurorë në rrethin e Kurbinit. Vendimi i kreut të shtetit, bazohet në mbështetje të neneve 149 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe të nenit 32, gërma “b” dhe 33 pika 1 germa “ç”, pika 3 të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm. Këto dekrete hyjnë në fuqi menjëherë.
Ndërkohë, presidenti Topi ka bërë emërime të ndryshme në ushtri. Kështu, gjeneral Brigade Vladimir Qirjazi, emërohet në detyrën e Zëvendëskomandantit të Komandës së Forcave Bashkuara, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kundëradmiral Kudret Çela, emërohet në detyrën e Komandantit të Forcave Detare, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa kapiten i Rangut I, Kristaq Gërvenji, emërohet në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë