E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadorët: Jo kamera në vendvotime

Në një deklaratë të përbashkët ambasadorët e SHBA-së, Francës, Britanisë, Gjermanisë, Italisë dhe ICO-s mbështesin vendimin e KQZ-së dhe kanë nënvizuar se vendosja e kamerave në vendvotime nuk është normë as në Evropë e as në Shtetet e Bashkuara.

 "Ne përkrahim vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos instaluar kamera në vendvotime në zgjedhjet komunale të 15 nëntorit", theksohet në këtë deklaratë. Më tej ambasadorët theksojnë se përdorimi i kamerave monitoruese paraqet një rrezik sinjifikativ për të drejtën fundamentale të çdo qytetari për votim të fshehtë. "Derisa Kosova përgatitet për zgjedhjet e 15 nëntorit, mbrojtja e kësaj të drejte fundamentale duhet të jetë brengë e rëndësishme për të gjithë qytetarët".

Sipas deklaratës së ambasadorëve, nuk duhet pasur kurrfarë iluzioni se ka ndonjë zgjidhje teknike që mund të garantojë zgjedhje të drejta e të lira. "Në shoqëritë demokratike, zgjedhjet e drejta e të lira janë çështje për të gjithë qytetarët, dhe varen, posacërisht, nga angazhimi politik dhe vullneti politik", thonë ambasadorët e Kuintit duke u zotuar se do të kryejë pjesën e punës së vet në përkrahje të Komisionit Qendror Zgjedhor për të organizuar zgjedhjet e lira dhe fer, duke përfshirë edhe angazhimin e monitoruesve ndërkombëtarë në votimet e 15 nëntorit. (qik/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›