Milo: Shqipëria ka nevojë për ekuilibra politikë
Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, është takuar me anëtarë dhe simpatizantë të rrethit të Lezhës, ku prezantoi kandidatët për deputetë të këtij qarku, ekip që kryesohet nga Petraq Kalemi e Fran Mata. Milo u tha të pranishmëve se duke votuar për Partinë Demokracia Sociale ju keni vendosur një ekuilibër politik të domosdoshëm për të ardhmen qeverisëse të Shqipërisë. Sipas Milos, Shqipëria ka nevojë për ekuilibra politikë dhe qeverisës, Shqipëria ka nevojë për të gjithë, askush nuk është i tepërt, të gjithë janë të nevojshëm. "Të gjithë janë të domosdoshëm, prandaj edhe alternativa e Demokracisë Sociale nesër në qeverisjen e vendit është e nevojshme, sepse qeverisja e urtë, qeverisja e mirë, qeverisja demokratike ka nevojë për mençuri, ka nevojë për urtësi, ka nevojë për ekuilibër dhe këto nuk mund të shfaqen vetëm në një qeverisje të një force të vetme politike", u shpreh Milo.