Acarohet fushata në Qarkun e Durrësit
Shënohen incidentet e para të fushatës elektorale në Durrës. Në një zyrë elektorale të Partisë Socialiste, në qytetin e Durrësit dhe në Xhafzotaj të Shijakut, janë dëmtuar posterat dhe është vënë zjarr. Ngjarjet kanë krijuar tension në kampin rozë, ndërsa policia është treguar e kujdesshme për të mos dhënë deklarime të nxituara.
Dje, në orët e para të mëngjesit, është tentuar djegia e zyrës elektorale të PS-së në Komunën Xhafzotaj, pranë qytetit të Shijakut, ndërkohë që pas çeljes së fushatës elektorale në Durrës nga kreu Edi Rama, janë cenuar dhe mjaft postera dhe materiale promocionale të kësaj force politike.
Në Xhafzotaj, ngjarja është regjistruar dje rreth orës 02:00 të mëngjesit. Burime nga policia deklaruan se po hetohet për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje.
Një akt i qëllimshëm politik apo një djegie mbeturinash urbane që i kanë vënë flakën dy flamujve në hyrje të zyrës elektorale të mbyllur me qepen? Këto janë dy pistat ku është përqendruar grupi hetimor i ngjarjes, ndërsa Drejtoria e Policisë së Qarkut është treguar e kujdesshme në deklarata, duke pritur rezultate më konkrete nga hetimet e para.
Burime lokale të policisë bëjnë të ditur se ngjarja duket se ka natyrë politike. Nga veprimet e para hetimore rezulton se autorët, ende të paidentifikuar, i kanë vënë flakën qepenit të zyrës elektorale, si dhe flamujve që valëviteshin në dy krahët e zyrës.
Reagimi i Partisë Socialiste ka qenë i menjëhershëm pas ngjarjes së djeshme. Kandidati për deputet që kryeson listën e socialistëve në Durrës, Blendi Klosi, në një reagim publik, e ka cilësuar ngjarjen si një presion i drejtpërdrejtë i Kryeministrit Berisha, i cili, sipas tij, ka nisur të ndjejë humbjen.
"Ky është një presion i drejtpërdrejtë që bëjnë njerëzit e Berishës dhe thënia e tij se do të kthejmë vitet ‘92 e ‘96 mesa duket po fillon nga Shijaku. Sali Berisha po vazhdon me djegie, shkatërrim e presion fizik mbi mbështetësit e PS-së", u shpreh Klosi.
Në vendin e ngjarjes, burimet lokale thanë se janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shishe me benzinë dhe një çakmak, si të vetmet objekte që dëshmojnë flakën dhe pasojat e saj në fushatë.
Ndërkaq, në qytetin bregdetar të Durrësit, shumë postera dhe materiale të tjera promocionale me slogane të Partisë Socialiste dhe figurën e liderit Edi Rama janë dëmtuar në zona të ndryshme. Persona ende të paidentifikuar, që dyshohet të jenë militantë të forcave të djathta politike, por edhe të LSI-së, kanë shkarravitur dhe deformuar imazhin e kryesocialistit Rama.
Dëmtimet janë bërë gjatë orëve të natës, mes së hënës dhe së martës, pas mitingut elektoral që zhvilluan socialistët në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit.
Në lagjen 1 të Durrësit, pranë shëtitores bregdetare, në zonën e ish-lulishtes "1 Maji", te Mauzoleumi i Dëshmorëve dhe në rrugë të tjera kryesore të qytetit janë vënë re dëmtimet, ndërsa pas mesditës së djeshme, ekipet elektorale të Partisë Socialiste kanë mundur të kthejnë gjithçka në gjendjen e mëparshme, duke pastruar e zëvendësuar pa lënë gjurmët e cenimit të imazhit të njeriut që në këtë fushatë zgjedhjesh ka premtuar një forcë të re politike dhe ndryshimin e madh.
Rasti
Para një jave,
incident në Tiranë
Incidenti i parë i fushatës elektorale u regjistrua dy ditë përpara se kjo fushatë të quhej zyrtarisht e hapur. Më 26 maj, një zyrë elektorale e Partisë Socialiste në rrugën "Don Bosko" në Tiranë u gdhi me xhamat e thyer. Zyra elektorale ishte hapur disa muaj më parë në funksion të fushatës elektorale. Punonjësit partiakë të kësaj zyre konstatuan mëngjesin e 26 majit se dera kryesore prej xhami ishte thyer e gjitha me mjete të forta, ndërsa në ambientet e brendshme nuk kishte sende me vlerë, që mund të bëheshin synim i ndonjë grabitjeje me thyerje. Këtë version e ka hedhur poshtë edhe policia, e cila ka nisur hetimet për këtë ngjarje, por nuk ka dhënë ende ndonjë version.