E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, shtyhet procesi gjyqësor kundër Timoshenkos

KHARKIV - Gjyqtari, Kostiantin Sadovski shtyu për në 21 maj rifillimin e procesit gjyqësor ndaj opozitares ukrainase të burgosur, Julia Timoshenko duke theksuar se ishte e pamundur të gjykohen në mungesë, pasi kjo e fundit kishte refuzuar të paraqitej në gjyq për shkak të problemeve shëndetësore.

"Gjykata e cilësoi të pamundur shqyrtimin e çështjes në mungesë të Timoshenkos. procesi u shty më 21 maj në orën 10:00'', deklaroi ai pak para fillimit të seancës.
Ky proces gjyqësor për mashtrime fiskal dhe shpërdorim të fondeve filloi më 19 prill. Opozitarja refuzoi të marrë pjesë duke argumentuar se kishte dhimbje të mëdha në shpinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›