E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Cfare do te kerkoj nga Edi Rama

TIRANE - Partia Demokracia Sociale e kryesuar nga Paskal Milo, do te vendose vetem pas perfundimit te Kodit Zgjedhor, nese do te bashkepunoje e dale ne koalicion me Partine Socialiste ne zgjedhjet parlamentare 2009. Kreu i kesaj partie Milo, tha dje per gazeten "Koha Jone", qe takimi qe ai do te zhvilloje se shpejti me kryetarin e selise roze, Edi Rama nuk do te jete percaktues ne qendrimin qe do te mbaje PDS ne lidhje me koalicionet zgjedhore. "Ne vendimin do ta marrim pasi te shohim ligjin e perfunduar, Kodin Zgjedhor. Me pak fjale, si te gjithe te tjeret", tha Milo, duke shtuar se takimi me Ramen nuk eshte vendimtar dhe se prej tij nuk mund te pritet ndonje gje e rendesishme. Megjithate, Milo rrefeu disa nga pyetjet qe do ti beje Rames per reformen dhe mundesite e bashkepunimit. Ai shpjegoi se ne kete takim qe do te zhvillohet per menyren e daljes se opozites se majte ne zgjedhjet parlamentare 2009, do ti kerkoje kryetarit socialist qe te njihet me qendrimin qe PS do te kete per Kodin Zgjedhor. "Une do ti kerkoj Rames, me shume informacion se cfare amendamentesh ka PS per Kodin Zgjedhor. Kryesisht ato nene qe per forcat politike jane te rendesishme. Me pas do te flasim per qendrime. Nuk e kemi vendosur se si do te pozicionohemi per koalicionet e perbera", theksoi Milo. Ne takimin qe ai do te zhvilloje koke me koke me Ramen, do te njihet me nga afer me qendrimin qe PS ka per Kodin Zgjedhor. Tre jane ceshtjet qe shqetesojne partite e vogla politike si dhe PDS per reformen zgjedhore, ceshtje qe do te preken dhe ne kete takim, si koalicionet, ndarja e mandateve dhe perberja e komisioneve zgjedhore. Tre pika te nxehta qe nuk mund te kalojne pa u prekur ne diskutimin qe dy kreret politike Rama-Milo do te bejne per reformen zgjedhore dhe daljen e opozites ne zgjedhjet parlamentare 2009. Selia roze eshte shprehur per krijimin e koalicionit te perbere te majte, duke kerkuar keshtu bashkimin e se majtes ne garen e ardhshme elektorale. Te te njejtit mendim u shprehen dhe Milo dhe Gjinushi dy dite me pare, duke theksuar se opozita e bashkuar ka me shume mundesi per fitore ne zgjedhjet e ardhshme. Por vendimi perfundimtar do te merret vetem kur Komisioni i Posacem i reformes zgjedhore do te perfundoje ligjin e zgjedhjeve. Pa e pare te shkruar kete ligj, qe duhet te mbaje brenda dhe kerkesat e partive te vogla, te vegjlit nuk japin fjalen se do te bashkepunojne me PS-ne per garen e ardhshme zgjedhore. Plotesisht te terhequr jane LSI dhe PAD. Te dy partite publikisht refuzuan ftesen e PS-se per diskutime e negociata per reformen zgjedhore dhe daljen me nje koalicion te perbere ne 2009-te. Qendrimi i shprehur deri me sot nga selia roze per reformen zgjedhore eshte krijimi i koalicioneve te perbera dhe ulje e ndjeshme e numrit te komisionereve zgjedhore. Nga 14 komisionere ne 5 ose 7 te tille per zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nje formule e tille prite te sjelle reagimin e partive te vogla, dhe kryesisht te Levizjes Socialiste per Integrim, me e ndjeshme ne kete drejtim. Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›