Shkarje dheu ne Levan-Tepelene
Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkarje dheu në aksin Levan- Dames në afërsi të fshatit Kremenarë të komunës Fratar në Fier. Masive të mëdha prej dheu dhe guri janë rrëzuar mbi autostradë duke bllokuar për disa orë trafikun rrugor. Të dhënat nga policia rrugore bëjnë të ditur se aksi Levan -Tepelenë është i kalueshëm ndërsa në pjesen e mbuluar nga dheu po devijohet kalimi i automjeteve në një rrugë anësore. Në kohën e rëshkitjes së dheut lëvizja e automjeteve ka qenë e ulët duke bërë që të mos ketë rrezik për udhëtarët. Nga Policia rrugore dhe ndërmarrja e rrugëve nacionale mësohet se janë në gatishmëri të plotë për çdo rast tjetër të ngjashëm për të mos lejuar bllokimin e rrugëve.