E Diel, 1 Nëntor 2026

Barack Obama rizgjidhet President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Mitt Romney pranon humbjen dhe i uron fitoren rivalit demokrat

07-11-2012 / Gazeta 55

Barack Obama rizgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë jo me shumicën e votave popullore, por me shumicën e votave elektorale. Sipas CNN Obama ka fituar 303 vota elektorale, ndërsa Romney 203 vota, përsa i përket votave popullore kandidati republikan për president, Romney mori 51% të votave ndaj 48% të Obamës.
Presidenti Obama, ka shënuar fitore në disa shtete kyçe, ku gara për Shtëpinë e Bardhë me kandidatin republikan, Mitt Romney, ka qenë mjaft e ngushtë. Fitorja e Obamës ka ardhur nga shtetet e "lëkundura" si Ajova, Miçigen, Pensilvani dhe Uiskonsin. Po ashtu Obama ka fituar ne Uiskonsin (10 vota elektorale), ne Oregon (7 vota elektorale), Kaliforni (55 vita elektorale, Pensilvani (20 vota elektorale ndërsa Romney ka fituar ne Montana (3 vota elektorale), Indiana (11 vota elektorale), Misuri (10 vota eletorale), Kansas (6 vota elektorale). Demokratet kane fituar shumicën e senatit ku ndryshimin e e bene shtete si  Masacusets, Indiana dhe Virxhinia, ndersa republikanet dhomen e perfaqesuesve.
Demokratet kane një shumice 53 me 47, ndërsa republikanet 242-193 për Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti i rizgjedhur, përshëndet amerikanët
Presidenti amerikan, Barack Obama nga shtabi e tij zgjedhor në Çikago, mbajti fjalimin e fitores, mes brohoritjeve të turmës së mbledhur. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Mishel dhe 2 vajzat e tyre, Obama e nisi fjalimin duke iu falënderuar votuesve dhe duke ia atribuuar fitoren mbështetësve të tij. Obama tha se detyra për ta “bërë të përsosur misionin tonë, ka shkuar përpara… dhe arsyeja jeni ju”. Obama tha se “ne jemi një familje amerikane, dhe ne ngritemi, ose biem bashkë si një komb”, u shpreh presidenti i rizgjedhur, Barack Obama. “Me e mira do te vije për Amerikën. Do te flas me Romney për te punuar se bashku per vendin. dua te falënderoj çdo amerikan qe mori pjese ne këto zgjedhje. Edhe ju qe votuar për here te pare ju bëtë ndryshimin, ju bëtë qe zëri juaj te dëgjohet. Ju falenderoj qe me besuat, ju me ngritet, do t’ju jem mirënjohës për mbështetjen”, ka thënë nder te tjera Obama. “Ju na bëtë qe net e përqendrohemi tek shqetësimet tuaj. Ne do te punojmë se bashku për te përmirësuar sistemin e emigracionit, te rimëkëmbin ekonominë, te ulim taksat. Do punojmë për hapjen e vendeve te punës, mundësi te reja.  Por kjo nuk do te thotë se ju e keni bere punën tuaj. Roli i qytetarëve ne një shoqëri demokratike nuk mbaron duke dhënë votën, ju keni ende për te bere për vendin tone. Jemi fuqia me e madhe ushtarake ne bote, por kjo nuk na bën me te forte. Jam optimist, pasi pash shpirtin amerikan qe kërkon te ecë përpara. Unë jam krenar qe jam president i këtij vendi dhe presidenti juaj. Nuk kam qene kurrë me pare me optimist se sa sot”.
Barack Obama ka fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundrejt republikanit mIt Romni. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai, nëpërmjet një mesazhi ne tuiter. “Ndodhi për meritën tuaj. Faleminderit”

Mitt Romney i telefon Obamës dhe e uron për fitoren

“Shpresoj të mos ju kem zhgënjyer”- deklaroi republikani Mitt Romney në një fjalim të shkurtër në Boston para mijëra mbështësve. “Kombi ynë ka arritur – shtoi ai dhe jeton në një moment kritik dhe nuk mund të marrim përsipër një sjellje të gabuar. “Unë besoj në Amerikën dhe në popullin amerikan. Zgjedhjet kanë mbaruar, por principet e mia mbeten”- tha ai. Romney pranoi humbjen dhe falenderoi mbështetësit e tij. Gjithashtu, kandidati republikan zhvilloi dhe një bisedë telefonike me z.Obama, të cilin e uroi për fitoren. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen në këto zgjedhje. I kam telefonuaar Obamës dhe e kam uruar atë, familjen e tij dhe mbështetësit e tij. Këto janë kohë për sfidat e mëdha të Amërikës dhe shpresoj që Presidenti do të ketë sukses në drejtimin e vendit”- ka thënë Romni i cila falenderuar sërish bashkëshorten e tij. “Ann do të kishte qenë një zonjë e parë fantastike”- përfundoi ai.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›