Milo: Heqja e imunitetit të shtyhet deri në shtator

Paskal Milo, kryetar i PDS-së shprehet në parim pro heqjes apo kufizimit të imuniteteve, për zyrtarët e lartë por shton se kushtet në të cilat po zhvillohen debatet janë të nxitura dhe nën presionin e afateve ultimative. Sipas Milos, ndryshimet që po i bëhen kushtetutës, duket se kanë një prapavijë të dyshimtë nga ana e mazhorancës.
Milo thotë së këto ndryshime do të përdoren nga pushteti për gjueti shtrigash ndaj opozitës dhe do të krijohet një regjim terrorri elektoral,duke qënë se jemi edhe në një vit elektoral. Ai kërkoi nga PS të mos tërhiqet nga kërkesat e saj dhe se provoja e ndryshimeve kushtetuese të 2008 duhet të shërbejnë si mësim për klasën politike.
Ndryshimet kushtetuese duhet të diskutohen mjaft gjërë dukë përfshirë edhe shoqërinë civile dhe grupet e interesit. Në përfundim Milo theksoi se shqiptarët duhet të vendsinn vetë dhe jo të huajt për mënyrën dhe kohën kur duhet të bëjnë ndryshimet kushtetuese.