E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekoron Ardian Klosin, Mjeshtër i Madh

Ardian Klosi

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekoruar sot (pas vdekjes) publicistin dhe perkthyesin Ardian Klosit me Urdhrin Mjeshtër i Madh.

Ne motivacionin e presidentin si vleresim per kontributin e Klosit, lexohet:  Intelektualit të shquar antikonformist që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij si publicist, studiues, veprimtar shoqëror, krijues e përkthyes çështjes së demokracisë në vend duke e konsideruar atë si rrugën drejt drejtësisë shoqërore, së vërtetës, moralit e progresit, ndaj dhe refuzoi deri në fund të jetës kompromisin me atë lloj politike që i bie ndesh këtij qëllimi.

Nderimi me kete titull Klosit i behet vetem pak kohe pasi i dha fund jetes ne banesen e tij ne afersi te Liqenit te Thate ne kryeqytet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›