Topi i jep urdhërin “Mjeshtër i Madh” Ardian Klosit

Në ditën e fundit tëpërfundimit zyrtar të mandatit presidencial, Bamir Topi ka dekoruar pas vdekjes me urdhërin “Mjeshtër i Madh” Ardian Klosin. Ky urdhër i akordohet publicistit Klosi me motivacionin për kontributin e tij krijues dhe përkthyes në çështjen e demokracisë në vend.
“Intelektualit të shquar antikonformist që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij si publicist, studiues, veprimtar shoqëror, krijues e përkthyes çështjes së demokracisë në vend duke e konsideruar atë si rrugën drejt drejtësisë shoqërore, së vërtetës, moralit e progresit, ndaj dhe refuzoi deri në fund të jetës kompromisin me atë lloj politike që i bie ndesh këtij qëllimi” thuhet në motivacionin e publikuar në faqen e internetit të presidencës.
Përkthyesi, publicisti, njeriu i letrave Ardian Klosi ndërroi jetë më datën 26 prill pasi u vetëvar në banesën e tij. Ende nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes së publicistit Ardian Klosi por ai kishte tentuar dhe më parë vetëvrasjen.