Milo: Komisioni të shqyrtojë kërkesat e 26 partive
TIRANE- Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, një nga hartuesit e draftit për korrektim të sistemit zgjedhor, kërkoi që të merren parasysh kërkesat e partive të vogla nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Milo tha sot se 26 firma partish të hedhura mbi draftin e propozuar nga partitë e vogla, për korrektim të sistemit, nuk mund të bëjnë inferior Komisionin për Reformën Zgjedhore. Ai shprehu optimizëm se çështja do të marrë zgjidhjen e duhur.
Duke iu referuar deklarimeve të fundit të kryeministrit Berisha, Milo u shpreh; Berisha la të hapur mundësinë për zgjedhjen e formulës që materializon propozimet tona, nuk ka mundësi që drafti të mos shqyrtohet nga komisioni ku kanë hedhur firmën 26 parti, nuk mund ta dredhin në dritën e diellit. Është një detyrim për dy forcat kryesore që të miratojnë një reformë, ku vota të jetë e barabartë.
Komentet, Paskal Milo i bëri gjatë takimit të Këshillit Kombëtar të kësaj partie.