Shfaqet filmi Besa, Berisha nderon Newman
Është shfaqur mbremë në Uashington D.C filmi dokumentar me titull Besa- një homazh për virtytet e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftë së II-të Botërore. Në ceremoninë merrte pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, i cili prej ditësh po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sali Berisha, nderoi mbrëmë në Uashington veprimtaren Johanna Neëman, producente e filmit, e cila dekada më parë, i mbijetoi holokaustit nazist, duke u shpëtuar nga një familje shqiptare. Newman mori një certifikatë mirënjohjeje nga Bashkia e Tiranës.
Newman, aktualisht punon në Muzeun e Holokaustit dhe njihet si një grua që flet me respekt të veçantë për virtyte të tilla të shqiptarëve si Besa, me të cilën ata mbrojtën ose u dhanë strehë qindra hebrejve gjatë periudhës së Luftës.
Në prani të personaliteteve të njohur hebraikë si dhe të ambasadorëve dhe zyrtarëve të tjerë mes atyre që mbushnin sallën, Kryeministri Berisha falenderoi zonjën Newman për dashurinë e saj të madhe për popullin shqiptar.
Sonte, mes nesh është një grua e mrekullueshme, një e mbijetuar e asaj kohe të tmerrshme. Ajo i kaloi ato vite në një familje shqiptare dhe më vonë u bë një ndër ambasadoret më të mira të moralit të kombit tim. Të jemi shumë mirënjohës Johanna. Desha të theksoj diçka. Kontributi yt është i jashtëzakonshëm sepse pasi të shpëtuan ty dhe hebrenj të tjerë, shqiptarët ranë nën diktaurën më të zezë që kishte parë ndonjëherë Evropa.
Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Philip Reeker u solli të pranishmëve urimet më të mira të Sekretares së Shtetit Hillary Clinton me rastin e shfaqjes së filmit Besa.
Filmi Besa që u shfaq më pas për të pranishmit flet për historinë e shpëtimit të hebrenjve nga familjet shqiptare gjatë Luftës. Johanna Neëmann tha për Zërin e Amerikës se në të vërtetë nderimi që iu bë asaj, i takon popullit shqiptar dhe qeverisë shqiptare të asaj kohe, të cilët rrezikuan veten për të shpëtuar hebrejtë:
Sa më shumë që mësoj dhe lexoj për krimet që ndodhën, aq më tepër ndjej detyrimin për ti ngritur shqiptarët në piedestal sepse ajo që ata bënë ishte e jashtëzakonshme. Ata jetonin me një moral të lartë. Ata i treguan botës se kur njerëzit janë në nevojë, atyre u duhet dhënë ndihmë. Ajo që bën secili ka rëndësi. Çdo individ i veçantë që ka guximin për të bërë diçka për të ndihmuar një qenie tjetër njerëzore jep një kontribut të madh.
Zonja Neëman tha se ajo nuk do të ishte sot këtu po të mos ishin shqiptarët. Midis të pranishmëve merrnin pjesë edhe kongresmeni Eliot Engel, ambasadori amerikan në Shqipëri Alenxander Arvizu, Ambasadori i Izraelit në SHBA etj.