E Diel, 1 Nëntor 2026

Unë nuk mund të vazhdoj më, sot homazhet Përcillet sot për në banesën e fundit, Ardian Klosi

Publicisti i njohur Ardian Klosi

Numri i sotëm i gazetës Panorama mund të konsiderohet një numër special  dedikuar ikjes së parakohshme nga jeta të përkthyesit, publicistit e shkrimtarit, Ardian Klosi.

Gazeta sjell sot mesazhin e plotë të zbardhur nga policia e Tiranës, që i ndjeri Klosi i ka nisur bashkëshortes së tij para se ai të vetëvritej.

Kaluam shumë bukur. Unë nuk mund të vazhdoj më….- janë disa nga fjalët e mesazhit të të ndjeri Klosi.

Numri i sotëm i Panoramës sjell edhe fjalët e miqve dhe kolegëve të tij,  Spartak Ngjela, Aurel Plasari, Pirro Misha, Arben Kumbaro, Preç Zogaj, Blendi Fevziu, Andi Bushati, Sokol Balla, Artan Shkreli, Filip Çakuli, Baton Haxhiu, Mero Baze dhe Remzi Lani.

Ndërkaq,  Ardian Klosi do të përcillet sot për në banesën e fundit, rreth orës 14:00 në varrezat publike të Sharrës.

Homazhet për publicistin Klosi do të bëhen përgjatë ditës së sotme në banesën e familjes që ndodhet në rrugën “Prokop Myzeqari”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›