E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e permendi Kadriovskin 25 dite

Kryeministri Berisha e dinte permbajtjen e intervistes qe me date 25 nentor rreth tre jave perpara se te zhvillohej

Me date 25 nentor 2010 25 dite para se CD-ja te dorezohej ne Tirane Sali Berisha ka folur ne Kuvend per kete ceshtje duke kercenuar Erjon Bracen dhe duke i permendur atij Kadriovskin. Menjehere pas fjales se Braces per Buxhetin dhe korrupsionin Berisha eshte pergjigjur me keto fjale


Pse nuk e thua Jo more zoteri ti je i keqperdorur. Nje njeri nuk keqperdor nje njeri qe ka nje histori shume te dhimbshme personale nje histori te dhimbshme sociale dhe politike. Ti i di shume mire lidhjet e tij me Kadriovskin se jane edhe te tuat.

Po po jane edhe te tuat se jane me deshmi. Ti di shume mire historine e te ndjeres Din Dile Mirashi femra qe bashkejetonte me Kadriovskin se eshte historia jote dhe e Edi Rames. Ti i di shume mire historite e Gines ti je zevendesi i tij ketu sot...


Ne videon e dorezuar te henen Daut Kadriovski ka nje bredh nga ato te Vitit te Ri te zbukuruar pas vetes. Ky detaj tregon se intervista eshte bere ditet e fundit ne atmosferen e festave te fundvitit. Fjala e Berishes eshte me date 25 nentor pra shume dite perpara se te nise atmofera e festave. Llogjikisht Berisha i ka thene ato fjale perpara kohes kur eshte dhene kjo interviste.


Pyetja qe ngrehet me baze logjiken e thjeshte eshte Si e dinte kryeministri i Shqiperise permbajtjen e intervistes perpara se ajo te behej


Vete S.Berisha nuk ka bere dje ndonje koment per kete ndersa Brace eshte shprehur Do te thote qe xhirimi i kesaj interviste ka ardhur ne kohe pas nje urdhri verbal te Sali Berishes ne krye te strukturave okulte qe bashkepunojne sot me krimin e organizuar per ti mbyllur gojen PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›