Milo: Mos prisni vetem nga emigracioni
Gjate turit te tij elektoral ne Qarkun e Vlores, kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, zhvilloi disa takime me anetare dhe simpatizante te kesaj force politike ne zonen e Selenices. Duke u ndalur tek problematika e punesimit, Milo u tha te pranishmeve se komuniteti nuk duhet te prese vetem nga emigracioni por nga resurset e tij, sic eshte dhe miniera e Selenices. "Komuniteti juaj nuk duhet te kthehet ashtu sic eshte per fat te keq, ne nje komunitet qe ushqehet nga emigracioni", tha lideri i PDS. Sipas tij, ky komunitet duhet ta ndertoje jeten aty, por qe te behet kjo ka nevoje per investime, por per investime serioze qe duhet ta kthejne minieren e Selenices, qe jo vetem prodhon por edhe puneson.