Udhezimi, sa rriten pagat e mesuesve
L.Ndoka
Nje udhezim i ri i Ministrise se Arsimit, do t'u mundesoje arsimtareve rritjen e pages nga 5-20 per qind, sipas kategorive. Lajmi behet i ditur nga burime te Institutit te Kurrikulave dhe Trajnimit, vlen per te gjithe mesuesit qe iu nenshtruan provimit te 29 marsit per kualifikimin. Sipas te njejtave burime, mesohet se rezultatet e testimit nuk do te mund te merren tashme nga ky institut, por ne mjediset e Drejtorise Arsimore te Rrethit perkates, ku jep mesim arsimtari. Hapi tjeter qe do te ndermerret eshte nxjerrja e nje udhezimi nga ana e MASH, ku te vendose zyrtarisht per rritjen e pages sipas kualifikimit.
Pagat
Ne baze te vjetersise ne pune, jane percaktuar vitet e punes qe nevojiten per te fituar nje nga tri shkallet e kualifikimit si dhe shtesa qe do te perfitohet mbi page. Keshtu, nga 5 deri ne 9 vjet duhen per te marre shkallen e trete te kualifikimit. Nga 10 deri ne 19 vjet per shkallen e dyte te kualifikimit, te pakten 5 vjet pas marrjes se shkalles se trete. Nga 20 e me shume vjet per shkallen e pare te kualifikimit, te pakten 10 vjet pas marrjes se shkalles se dyte. Ne baze te ketij kategorizimi, mesuesi perfiton shtese ne page, qe per kategorine e trete eshte plus 5 per qind, per te dyten plus 10 per qind dhe per te paren plus 20 per qind. Ne total, ne Drejtorine Arsimore te Tiranes i jane nenshtruar provimit te kualifikimit rreth 270 arsimtare. Pas perfundimit te procesit te vleresimit te provimeve pergjegjesi i sektorit te burimeve njerezore, ne drejtorine arsimore perkatese do te njoftoje kandidatet per te paraqitur formularet e aplikimit, per marrjen e shkalles se kualifikimit.
Rezultatet
Rezultatet e arritura nga mesuesit ne testimin e bere gjate muajit mars, tashme kane nisur te shperndahen neper shkolla. Ndryshe nga vitet e shkuara, eshte menduar qe per 2009-n te mos behet afishimi ne ambientet publike i pikeve te marra nga cdo mesues, por do te jete drejtori i shkolles, ai qe do t'u komunikoje mesuesve te testuar per shkallen e kualifikimit rezultatin e arritur. Bazuar ne keto vleresime, keta mesues do te perfitojne dhe rritjen e re te pages, e cila do te jete perkrah asaj te miratuar edhe nga qeveria ne fillim te muajit maj. Burime prane drejtorise arsimore te Tiranes bejne te ditur se rreth 98 per qind e mesuesve te perfshire ne provim jane vleresuar pozitivisht ne kryeqytet. Keta te fundit sipas kategorise ne te cilen bejne pjese, do te perfitojne dhe rritjen e pages nga 5 deri ne 20 per qind. Gjate ketyre diteve pritet qe te publikohet dhe urdhri i ministrit te Arsimit, nepermjet te cilit zyrtarizohet rritja e pages per te gjithe mesuesit kalues ne testimin e kryer ne muajin maj. Specialistet e drejtorise arsimore pohojne se ky urdher do t'u shperndahet te gjitha shkollave te mesme, te cilet do t'ua komunikojne mesuesve, ne lidhje me ndryshimet ne shifra qe do te pesojne pagat e tyre.
Arsimtaret, ndryshimi qe vjen nga eksperienca
Sipas burimeve nga Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit, ka nje ndryshim te madh ndermjet mesuesve qe kane shume eksperience dhe atyre qe nuk kane shume vite qe japin mesim. "Mesuesit e vjeter zoterojne mire anen metodike ne mesimdhenie por nuk kane informacionet me te fundit", thone burime nga ky institut. Nje ndryshim tjeter eshte edhe ndryshimi ne vleften e rritjes se pages. Keshtu, rritjen me te madhe te pages, pohohet se do ta gezojne mesuesit me nje eksperience te gjate pune, te cilet kane arritur dhe rezultatet me te larta ne provim. Praktika e certifikimit te dijeve per mesuesit sipas burimeve te drejtorise arsimore do te jete e pervitshme, ne menyre qe te ndikohet pozitivisht ne kualifikimin e njohurive te tyre. Nga ana tjeter, ajo do te ndihmoje mesuesit qe gjate ketyre fazave kane aplikuar, por nuk kane marre pike kaluese qe te rifuten ne testim per te perfitues rritjen e pages sipas nivelit te percaktuar. Vetem ne kryeqytet pohohet se ne kete testim jane perfshire rreth 270 mesues te kategorive te ndryshme, te cilet plotesonin kriteret e vjeterise se punes per t'u perfshire ne keto provime. Nderkohe konfirmohet se ndryshe nga testimi i vitit te shkuar, per 2009-n jane vleresuar kalues pothuajse te gjithe mesuesit pjesemarres ne testimin e njohurive.
Mesuesit e rretheve, mbeten ne klase
Pavaresisht rezultateve pozitive te arritura ne kryeqytet, ndryshe eshte paraqitur situata ne rrethe, ku shume prej aplikuesve jane vleresuar me nota pakaluese. E per rrjedhoje keta mesues do te jene te detyruar te perfshihen serish ne testim gjate vitit te ardhshem, pasi kete vit nuk do te mund te perfitojne nga rritja e pagave, e cila eshte rritje e re, qe do t'i mbivendoset edhe asaj te publikuar nga qeveria ne fillim te majit. Kjo shtese page per mesuesit do te jepet ne vazhdimesi. Kete vit per here te pare mesuesit, para se te hynin ne atestim, duhej te pergatitnin "Portofolin e zhvillimit profesional", i cili permbante hartimin e objektivave te arritjeve te nxenesve, menyren e zhvillimit te oreve te lira ne shkolle, lirine e mesuesit per oret mesimore te parashikuara ne programin lendor.
Sa behen pagat ne total, duke llogaritur shtesen 14 per qind dhe shtesen sipas 3 shkalleve te kualifikimit:
Mesues te arsimit baze
Fillestar 36.035 39638,5
Me 10 vite pune 39.035 42938,5
Me 25 vite pune 44.300 53160
Mesues te arsimit te mesem
Nga 5-9 vjet pune 40.412 44453,2
Me 10 -19 vite pune 44.249 48673,9
Me 20 vite pune, e me shume 47200 56640
Shtesa e pages sipas kategorive:
Nga 5 deri ne 9 vjet, (shkalla e trete), 5% shtese mbi pagen
Nga 10 deri ne 19 vjet (shkalla e dyte) 10% shtese mbi pagen
Nga 20 vjet e me shume (shkalla e pare), 20% shtese page
Vjetersia
Provimeve te kualifikimit i jane nenshtruar vetem punonjesit, te cilet deri me date 31 dhjetor 2008, kane plotesuar vjetersine nga 5 deri ne 9 vjet, per shkallen e trete te kualifikimit, nga 10 deri ne 19 vjet, per te dyten dhe 20 e me shume vjet, per shkallen e pare te kualifikimit.
Paga
Provimi i kualifikimit nuk ka vetem qellime "titujsh", por shoqerohet me stimulime financiare. Per kategorine e trete shtesa e pages eshte 5 per qind, per te dyten 10 per qind dhe per te paren 20 per qind. Mesuesi qe nuk merr pjese ne provim, ka mundesi te hyje vitin tjeter.