E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Opozita, jo bojkot Kuvendit

Rozeta Rapushi

Nje prej krereve te partive aleateve te PS-se ne zgjedhje, Paskal Milo, i beri thirrje dje deputeteve te kesaj force politike, te mos bojkotojne Kuvendin ne shtator. Sipas Milos, bojkoti i 66 deputeteve, qe rezulton se ka opozita ne Kuvend, nuk eshte zgjidhja per te dale kunder rezultatit te zgjedhjeve. "Nuk duhet te perseriten te njejtat skema si ne te kaluaren. Eshte provuar se nepermjet bojkotit te Parlamentit, nuk mund te arrihet asgje", beri dje thirrje kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo. Parti e cila nuk arriti te marre as edhe nje mandat deputeti, ne garen elektorale te 28 Qershorit. Kreu i PDS-se, theksoi se Partia Socialiste nuk duhet te mungoje ne Kuvend, me celjen e tij ne shtator. Madje ai theksoi se nuk beson qe nje veprim te tille, deputetet e selise roze do ta ndermarrin realisht. "Une jam i mendimit se pavaresisht defekteve te medha qe mund te kete nga keto zgjedhje, ku edhe Partia Socialiste ka pergjegjesine e saj, nuk eshte bojkoti i Kuvendit, rruga e zgjidhjes se kontestimeve", vijoi Milo. Sipas tij, Shqiperia, si nje vend anetare ne NATO por edhe nje vend qe pretendon integrim sa me te shpejte ne Bashkimin Evropian, nuk mund te vijoje me zgjidhje te tilla bojkotesh. Nga ana tjeter, kreu i PDS-se, theksoi se nuk e priste nje rezultat te tille zgjedhjesh per koalicionin e majte. Sipas tij, shpresat per te fituar ishin te medha, por nga ana tjeter edhe angazhimet ne forcave te majta politike, ishin serioze.

"Kam qene i shokuar, sepse investimi i madh politik shumevjecar duhet te prodhonte nje rezultat te kenaqshem per te majten shqiptare dhe ne vecanti per PDS-ne. Kam qene i shokuar, se me ne fund prisja qe Shqiperia te dilte nga vorbulla e zgjedhjeve problematike dhe ne fund te realizonte me zgjedhje te standardeve evropiane", u shpreh Milo. Per te, "pergjegjesine per humbjen e se majtes ne keto zgjedhje, duhet ta marre kreu socialist, Edi Rama". Duke i kujtuar atij, edhe statutin e partise socialiste, qe flet per doreheqjen e kreut te partise, ne rast te mos fitores se zgjedhjeve. Nga ana tjeter, Milo u shpreh edhe per nevojen e nje bashkimi te se majtes, i cili do te ndihmonte ne fitoren e saj ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas Paskal Milos, fitorja jo vetem e selise roze, por edhe e forcave te tjera te majta politike, spektrit te majte ne teresi, do te ishte e veshtire, ne rast se nuk bashkohet. PDS nuk do te perfaqesohet si force politike ne Kuvend, per kater vitet e ardhshme. Rezultati i marre ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit dhe votat e perllogaritura per kete force politike, nuk i mundesuan as marrjen e nje vendi te vetem ne Kuvend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›