Mosnjohja e zgjedhjeve, e demshme
Deklarata e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, per mosnjohjen e zgjedhjeve parlamentare te qershorit, eshte konsideruar si demshme dhe e paarsyeshme nga ana e presidentit te Nderit te Asamblese Kombetare te Partise Republikane, Sabri Godo. Sipas tij, ky vendim nuk do t'i bente dem vetem PS-se, por te gjithe vendit dhe imazhit te tij. Sipas Godos, me kete qendrim Edi Rama, po kalon cdo kufi. "Une e shikoj si nje politike te demshme per vete Partine Socialiste, natyrisht qe i ben dem dhe vendit ne imazhin e jashtem. Nuk eshte e qarte ajo kritike qe i bene, qe kerkon te justifikoje humbjen dhe kjo kuptohet deri ne nje fare vendi, por tashme eshte tejkaluar cdo kufi", theksoi republikani Godo. Sipas presidentit te Nderit te Asamblese Kombetare te PR-se, ky qendrim i Edi Rames, bie ne kundershtim edhe me qendrimet e arsyeshme te nje pjese tjeter te PS-se. Republikani Godo, nuk nguroi ta krahasonte qendrimin e Edi Rames me ate te nje aktori, i cili qendron ne skene edhe kur s'ka me asgje per te thene.
"Po shikoj dhe zera te tjere, qe kane qendrim me te arsyeshem dhe ai duhet te degjoje dhe thirrjen e shokeve te tij me te ngushte. Qendrimi i Rames, eshte si nje aktor qe vazhdon te qendroje ne skene edhe kur s`ka gje per te thene", u shpreh Sabri Godo. Sipas tij, do te ishte e udhes qe Partia Socialiste, si partia me e madhe e opozites qe eshte, ta pranonte humbjen dhe te zinte vendin qe i takonte ne opozite. "Kur te gjithe duan, ai te terhiqet, te pranoje humbjen dhe te ndjeke pastaj procesin sipas partise me te madhe te opozites, te beje luften e tij ne Parlament", keshilloi politikani i vjeter Sabri Godo. Nderkohe qe nuk kane qene te pakte zerat nga ana e mazhorances, qe e kane cilesuar Ramen, si humbesin e zgjedhjeve, duke ia faturuar atij ne menyre indirekte, pergjegjesine e humbjes se te majtes. Pak dite me pare ne nje interviste televizive deputeti i Partise Socialiste, Ben Blushi theksoi se PS duhet te pranonte humbjen, te bente nje opozite dinjitoze dhe te forte ndaj qeverise e cila pritej te formohej ne shtator. Po i te njejtit qendrim eshte edhe deputeti i PS-se, Arben Malaj. Nga ana tjeter ne menyre te herepashershme kryeministri Berisha dhe eksponente te tjere te se djathtes, kane kerkuar qe kryetari i PS-se te njohe humbjen dhe t'i kthehet opozites. Sipas tyre, ishin shqiptaret ata qe vendosen, qe socialistet te vazhdonin te qendron ne opozite sepse procesi zgjedhor u be i lire dhe i ndershem. F.Mejdini