Baraj: Zgjedhjet nuk kane humbes, Rama te drejtoje PS
Kandidati per deputet i PS-se ne Qarkun e Tiranes, Besnik Baraj, tha dje se PS nuk i ka humbur zgjedhjet, por edhe nuk i ka fituar ato. Duke iu mbajtur ketij arsyetimi, Baraj theksoi se kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, duhet te vazhdoje drejtimin e partise. "Sipas gjasave, me gjithe manipulimet e bera nga PD-ja, ne Shqiperi, ne keto zgjedhje nuk ka fitues. PS-ja nuk i ka fituar zgjedhjet, sigurisht qe edhe PD-ja nuk i ka fituar ato", tha Baraj. Sipas tij, ne Shqiperi nuk jane zhvilluar zgjedhje me standarde, dhe vetem nje qeveri e baraslarguar nga partite politike, do te mundesonte zgjedhje reale e demokratike. "Perderisa nuk ka humbes, Rama ka te drejte te plote per te mos e konsideruar veten te tille dhe njekohesisht per te pasur nje vazhdimesi ne drejtimin e PS-se, sigurisht duke pranuar edhe sfiden e cdo kujt qe konkurron per te kapur kete lloj pozicioni", tha kandidati socialist. Bare theksoi se ashtu si edhe ne Tirane, ka nje deformim te jashtezakonshem te rezultatit te zgjedhjeve, sidomos ne zonat rurale. Bare theksoi se problematika ne zgjedhje do te vazhdoje, perderisa ne krye te qeverise te jete Sali Berisha, i cli ende nuk ka kerkuar falje per manipulimin e zgjedhjeve te 96-es.