E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori hollandez:Trishtim për hapat e ngadalta për në BE

Në përfundimin e mandatit të tij si ambasador i Hollandës në Tiranë, Van den Dol ka përsëritur apelin e tij ndaj palëve politike shqiptare të bashkëpunojnë më shumë për integrimin e vendit në bashkimin evropian. Deklarata e tij erdhi gjatë një vizite pune në Burrel, ndërsa tha se ndihet i trishtuar, për hapat e ngadaltë që po bën Shqipëria drejt BE-së.

“Është pjesë e jetës së një diplomati të kërkojë sfida të reja, të lëvizë dhe kjo e bën të lutur dhe të ecë përpara, ndërsa disa të tjerë i trishton. Unë jam i trishtuar sepse kam filluar të ndihem gati shqiptar. Ky vend të hyn në zemër. Si i huaj që jam njerezit janë kaq të mirë dhe vendi është kaq i bukur. Unë kam qenë kritik për mungesën e progresit, kryesisht për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian. Megjithatë, do të përsërisë komentet që kam bërë vitet e fundit. Mendoj që ka nevojë për më shumë përpjekje dhe që partitë politike duhet të zgjidhin problemet e tyre. Duhet të punojnë së bashku për atë që është objektivi kombëtar, integrimi europian” shtoi ai.
 

Ambasadori Van den Dol foli edhe për projektet e realizuara me mbeshtetjen e ambasadës hollandeze, kryesisht në Burrel.
“Është kënaqësi që kthehem në Qarkun e Dibrës, në Burrel. Kam qënë këtu disa herë më parë. Ambasada ime, ka disa vite që mbështet Qarkun e Dibrës, si fillim në nivel bashkëpunimi mbi decentralizimin dhe në cilësinë e qeverisjes vendore dhe kemi ecur goxha përpara. Prandaj programi vazhdon, por mandati im mbaron në Shqipëri, ndaj zgjodha të vij përsëri ketu dhe të njihem me rezultatet që kemi arritur" shtoi më tej ai.
 

Kjo ishte vizia e parë e ambasadorit hollandez që prej zgjedhjeve të 8 majit të vitit të kaluar, për të mbështetur kryetaren e bashkisë, Adelina Farrici dhe projektet që ka kjo bashki veçanërisht ato me karakter ekonomik.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›