E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë viziton së shpejti Tiranën

Share

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, po përgatit një vizitë në Shqipëri, që do të realizohet në një të ardhme të afërt, raporton Deutsche Welle.

Këtë njoftim e ka bërë të mërkurën ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri Carola MüllerHoltkemper gjatë një takimi prezantues që ka zhvilluar me ministrin e sapo emëruar të jashtëm, Edmond Panariti.

Sipas burimeve diplomatike nga ministria e Jashtme në Tiranë që i referohen takimit, ambasadorja gjermane pasi e ka uruar zotin Panariti për detyrën e re ka shprehur dhe gadishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve dhe aktivitetit diplomatik mes dy vendeve. Në komunikatën që është shpërndarë për mediat thuhet se ambasadorja Müller Holtkemper informoi se ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle po përgatit një vizitë në Shqipëri, që do të realizohet në një të ardhme të afërt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›