Veliaj, thirrje për etikë në fushatë
Kreu i G99, Erion Veliaj, i shoqëruar
nga kandidatët për
deputetë të G99 në Qarkun
e Elbasanit zhvilluan një tur
takimesh në qendrat kryesore: Librazhd,
Përrenjas dhe Elbasan. Në
këto takime Veliaj theksoi se potenciali
i të rinjve shqiptarë ishte i madh
dhe se te G99 rinia matej jo me numrin
e viteve, por me sasinë e pasionit
për ndryshim. Veliaj shpjegoi se
historia njëvjeçare e G99 ishte e
mbushur me pengesa dhe incidente,
si heqja e tabelave apo ndalimi
i spoteve, e megjithatë pasioni
vullnetar i të rinjve kishte bërë që
të gjitha këto të kaloheshin. Duke
folur gjatë mbi natyrën e fushatës
elektorale, Erion Veliaj bëri thirrje
për kujdes dhe etikë. "Do të doja
t‘ju ftoja të gjithëve në një sprint,
pas një maratone kaq të bukur -
tha kreu i G99 - dhe do doja të mendonit
jo vetëm për garën tonë, për
garën e G99, por për garën më të
madhe aty ku në stadium vëzhgojnë
3 milionë shqiptarë.
nga kandidatët për
deputetë të G99 në Qarkun
e Elbasanit zhvilluan një tur
takimesh në qendrat kryesore: Librazhd,
Përrenjas dhe Elbasan. Në
këto takime Veliaj theksoi se potenciali
i të rinjve shqiptarë ishte i madh
dhe se te G99 rinia matej jo me numrin
e viteve, por me sasinë e pasionit
për ndryshim. Veliaj shpjegoi se
historia njëvjeçare e G99 ishte e
mbushur me pengesa dhe incidente,
si heqja e tabelave apo ndalimi
i spoteve, e megjithatë pasioni
vullnetar i të rinjve kishte bërë që
të gjitha këto të kaloheshin. Duke
folur gjatë mbi natyrën e fushatës
elektorale, Erion Veliaj bëri thirrje
për kujdes dhe etikë. "Do të doja
t‘ju ftoja të gjithëve në një sprint,
pas një maratone kaq të bukur -
tha kreu i G99 - dhe do doja të mendonit
jo vetëm për garën tonë, për
garën e G99, por për garën më të
madhe aty ku në stadium vëzhgojnë
3 milionë shqiptarë.