E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: PS të vlerësojë qëndresën opozitare (ndërkohë spekulohet se Lefter Koka do Ministrinë e Transporteve)

miloKryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, në një intervistë për Shqip thotë se Partia Socialiste duhet të vlerësojë jo vetëm numrat e aleatëve, por edhe qëndrueshmërinë e tyre opozitare.

Milo thotë po ashtu duhen vlerësuar jo vetëm cilësitë opozitare, por edhe ato qeverisëse.

Besojmë se do të ketë një vlerësim të këtyre aseteve që ne kemi dhe që në mbështetje të gjithçkaje që kemi arritur së bashku me kontributet e veta do të vazhdojmë të ecim për një ekip që do ta qeverisë Shqipërinë me shumë sukses dhe për një kohë të gjatë, thotë Milo.

Ndërkohë, e përditshmja Panorama shkruan se Lefter Koka, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është kandidat për postin e Ministrit të Transporteve.

Koka do marrë edhe postin e zëvendëskryeministrit.

Vetë deputeti i LSI nuk e ka pohuar dhe as e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas Panoramës, kusht në negociatat mes PS dhe LSI është që kjo e fundit të mos marrë dikastere që i ka pasur gjatë qeverisjes me Partinë Demokratike.

Në këtë mënyrë, Ministria e Transporteve është e lirë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›