E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Vendimi, pas mbledhjes se strukturave

Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, u shpreh dje gjate nje prononcimi per gazeten "Koha Jone", se mbeshtetja e partise se tij per vendimin e bojkotimit te sherbimeve nga bashkite do te merret nga strukturat kombetare te partise. "Nuk mund ta deklaroj apriori qendrimin per nje vendim per mbeshtetjen, pasi kur te merret nje vendim i tille, duhet te bisedoj me strukturat kombetare te partise, madje edhe me perfaqesuesit tane lokal. Besoj qe te mos arrihet nje vendim i tille", u shpreh Milo. Sipas tij, nje vendim i tille do te ndikonte ne zhvillimin normal te gjera. Ai theksoi se nese do te kete arsye madhore qe do te behet nje hap i tille politik, mund te ishte i justifikuar. "Por nuk e di nese ka deri tani arsye te tilla kaq te medha qe te cojne ne nje vendim te tille", deklaroi Milo. Nga ana tjeter, kryebashkiaket socialiste kane denoncuar tek shefi i Delegacionit te Komisionit Evropian, Helmuth Lohan dhe kreu i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosh, vendimin e fundit te qeverise, qe sipas tyre, cenon autonomine e njesive vendore. Kryetaret e bashkive, prezantuan dhe paraqiten para ambasadoreve, Lohan dhe Bosh, te gjitha shqetesimet lidhur me shkeljet flagrante te vazhdueshme qe qeveria dhe mazhoranca, vazhdojne te kryejne ne dem te autonomise lokale, duke shkelur hapur Kushtetuten e Shqiperise, Karten e Autonomise Lokale si dhe ligjin per pushtetin lokal. D.D

"Abuzimi, keshilltaret marrin ndihme ekonomike"

Fatjona Mejdini

Skema e ndihmes ekonomike do te zgjerohet me sherbime te tjera dhe mbi te do te nderhyhet ne menyre qe jashte saj te dalin ata persona qe nuk e meritojne, dhe qe kane perfituar ne menyre te paligjshme per vite te tera fondin e dhene per familjet ne nevoje. Ky ishte premtimi qe beri dje kryeministri Berisha gjate nje mbledhje te zhvilluar ne Keshillin e Ministrave, me pranine e ministrit te Financave Ritvan Bode, atij te Punes, Spiro Ksera bashke me zevendesin e tij, Sulku si dhe drejtoreshen e ISSH, Koldashi. Gjate mbledhjes kryeministri theksoi faktin se abuzimet e vendoreve, me skemen e ndihmes ekonomike, shkonin deri aty sa dhe vete keshilltaret e komunave dhe bashkive ne vend merrnin ndihme ekonomike. "Jane gjetur keshilla ku te gjithe keshilltaret jane futur ne ndihme ekonomike, duke e ndare ate mes tyre, dukuri kjo e papranueshme. Kjo dhe te tjera raste abuzimi, sjellin nevojen e kontrollit me te madh te skemes dhe bashkepunimit te nepunesve te Ministrise dhe komunitetit ne kete drejtim", deklaroi Kryeministri ne mbledhjen e djeshme. Sipas Berishes, keto miniera te abuzimeve duhet te marrin fund, njehere e pergjithmone. Nga ana tjeter, kreu i ekzekutivit, nuk ka munguar te kembengule dhe njehere ne rendesine e shtimit te ndihmes, per ato familje te cilat kishin nevoja emergjente ekonomike. Sipas Berishes, jane shume familje ne zonat rurale te cilat nuk sigurojne dot buken dhe duhen gjetur te gjitha menyrat qe ata mos ta vujne me kete problem. "Ndihma ekonomike duhet te perfshije te gjitha detyrimet qe familjeve ne nevoje u lindin me shtetin dhe te cilave nuk kane mundesine t'u pergjigjen, si shkollimi, librat, bursat per femijet, energjia dhe te gjitha aspektet e tjera te jeteses se tyre qe nuk perballohen dot prej familjeve ne nevoje", premtoi Berisha. Sipas tij, qeveria nuk mund te toleroje qe familjet e varfra te mos kene te ardhura sa per te shkolluar femijet e tyre. Kreu i qeverise, Berisha theksoi se fondet e cliruara nga rishikimi i skemes dhe shperndarja me e drejte e tyre duhet t'i shkojne me perparesi perseri ketyre zonave rurale me varferi te thelle por duhet gjetur menyra apo skema e duhur per kete. Po keshtu sipas Berishes, ndihma ekonomike e qeverise duhet te preke edhe kategorine e nenave me shume femije jetime, te cilat kane probleme te medha ne perballimin e jetes dhe shkollimit te femijeve te tyre. Po keshtu, sipas Berishes, kujdes i madh duhej te behej dhe me ato familje te cilat kishin te semure ne shtepite e tyre. Sipas tij, ishte e nevojshme qe asnje familje ne Shqiperi te mos vuante mjerimin dhe te kishte mundesi te femijeve t'ju sigurohej ushqimi dhe shkollimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›