E Diel, 1 Nëntor 2026

Koci: Vendi ka nevoje per demokraci parlamentare, jo vetem rinumerim votash

Kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci, deklaroi dje se kriza aktuale politike zgjidhet vetem nepermjet ndermarrjes se reformave ne sistemin kushtetues dhe ne Kodin Zgjedhor. "Vendi ka nevoje per demokraci te qarte parlamentare dhe jo thjesht per te rinumeruar ndonje kuti te qeverise apo te bashkise", deklaroi Koci. Sipas tij, varferia e sistemit demokratik po shkakton edhe varferine ekonomike si edhe shfaqje te marredhenieve te dhunshme mes faktoresh apo pushtetesh qe duhej te ishin qartazi te ndare, por qe aktualisht jane perzier per perfitime te paligjshme me njeri-tjetrin.

THIRRJA

"Ne qofte se opozita aktuale deshiron te ushtroje presion mbi mazhorancen per ceshtje te caktuara ligjore, duke perfshire edhe ceshtjen e decentralizimit dhe autonomise se pushteti vendor, atehere vendi per ta bere kete eshte parlamenti dhe jo rruga", drejtoi thirrjen, Edmond Haxhinasto


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›